Flash

Diskutohet zgjidhja e kontratës: 10 milionë euro komplikojnë divorcin mes Juventus e Higuain

Lapsi.al 8 September 2020
Diskutohet zgjidhja e kontratës: 10 milionë euro komplikojnë

Ka nisur tashmë zyrtarisht lamtumira e gjatë e Gonzalo Higuain nga Juventus. Pasi tekniku Andrea Pirlo e nxorri jashtë projektit të ri bardhezi, vëllai-menaxher i Pipita, Nicolas, ka mbërritur në Itali për të diskutuar ndarjen, pak a shumë konsensuale. Sulmuesi argjentinas ka ende një vit kontratë para skadencës e për këtë po vlerësohet zgjidhja e saj.

Tratativa, sidoqoftë, do të jetë delikate e jo e shkurtër sepse në lojë janë disa milionë euro: ato të rrogës, 7,5 plus 1,5 të tjerë "të ngrirë sezonin e kaluar për shkak të Covid, e ato të një dalje të mirë të mundshme. Higuain nuk ka ndërmend të bëjë ulje e do të mbajë të njëjtën linjë deri në fund, por kontaktet e para me drejtuesit bardhezinj e stafit të tij duket se kanë qenë pozitivë. Në të ardhmen e ish-sulmuesit të Real e Napoli, është Mls e më saktësisht Inter Miami, që ka firmosur edhe me Blaise Matuidi.

Fundi megjithatë është i shkruar: Higuain do të largohet nga Torino një vit para kohe. Pasi fitoi dy tituj kampionë e i shkoi afër Champions League edhe falë shumë golave, 48, të realizuar në katër vitet e tij mes dashurisë e urrejtjes.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI