Futbolli i madh i kontinetit vazhdon të mbajë mbërthyer tifozët me ndeshjet e mëdha të Nations League. Në Grupin A janë edhe përplasjet më të mëdha ku prezantohet një deja vu e finales së Botërorit të fundit: kampionët e botës të Francës përplasen me nënkampionët e Kroacisë. Për të mos u humbur edhe Danimarkë- Angli e Belgjikë-Islandë.
Ka mbërritur tashmë në edicionin e dytë “Nations League”, kompeticioni që zhvillohet cdo dy vjet e që përfshin të 55 kombëtaret anëtare të UEFA-s, të shpërndara në katër divizione, A, B, C e D. Tre të parat (A, B e C) kanë një organikë prej 16 skuadrash të ndara secila në 4 grupe, ndërsa Divizioni D sheh shtatë skuadra, të ndara në dy grupe, një me katër e një me tre skuadra.
E pagëzuar si Champions i kombëtareve, turneu vë në lojë, përvec titullit të kampionit të UEFA Nations League, dy vende për playoff të Botërorit 2022 në Katar. Edicionin e kaluar triumfoi Portugalia e Cristiano Ronaldos, ndërsa tani nis gjithcka nga e para.
NDESHJET E MBRËMJES NË NATIONS LEAGUE
UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE A GROUP 2
20:45 Belgium ? - ? Iceland
20:45 Denmark ? - ? England
UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE A GROUP 3
20:45 France ? - ? Croatia
20:45 Sweden ? - ? Portugal
UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE C GROUP 1
20:45 Cyprus ? - ? Azerbaijan
20:45 Luxembourg ? - ? Montenegro
UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE C GROUP 2
18:00 Armenia ? - ? Estonia
18:00 Georgia ? - ? North Macedonia
UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE D GROUP 2
20:45 San Marino ? - ? Liechtenstein