Flash

Trajneri Edi Reja: Humbëm nga një gabim trashanik

Lapsi.al 7 September 2020
Trajneri Edi Reja: Humbëm nga një gabim trashanik

Trajneri i komëbtares kuqezi Edi Reja ka shprehur gjithë zhgënjimin e tij për humbjen 1-0 dhe lojen e zhvilluar ndaj Lituanisë.

“Jam i zhgënjyer për ndeshjen dhe lojën. Luajtëm ndaj Lituanisë që ishte mirë fizikisht. Për fat të keq bëmë atë gabim që humbëm ndeshjen. Tani nuk na mbetet gjë tjetër veç të shohim para.

Lojtarët i bënë detyrat. Patëm 2-3 raste të cilat nuk i shfrytëzuam. Kishim përballë një kundërshtar mjaft të mirë që na vuri në vështirësi, duke vrapuar për 90 minuta. Për fat të keq humbëm.

Në 10 minutat e para të pjesës së dytën, provuam të ndryshonim rezultatin duke ushtruar presion të vazhdueshëm në portën kundërshtare. Pastaj aktivizova Roshin dhe Uzunin që janë lojtar tepër dinamikë. Për fat të keq, Roshi qëndroi vetëm 5 minuta në fushë dhe pësoi tërheqje. Ndeshja mund të përfundonte edhe me 0-0 për mënyrën si shkoi. U vendos nga një gabim trashanik i joni, i kam thënë dhe lojtarëve, që nuk duhet të bëjmë asnjë gabim.

Më vjen shumë keq për humbjen. I pashë lojtarët shumë të mërzitur. E gjithë bota luan me 3 mbrojtje. Nuk kemi bërë revolucion. Kemi pasur probleme fizike. Në rast se nuk do të bënim atë gabim, mund të flisnim ndryshe. Lodhja u ndje shumë në këmbët e lojtarëve”, u shpreh Reja.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI