Flash

Nations League/ Itali-Hollandë eklipson gjithë futbollin e kontinentit: ja ndeshjet e sotme

Lapsi.al 7 September 2020
Nations League/ Itali-Hollandë eklipson gjithë futbollin e

Një tjetër mbrëmje me emocione të mëdha e futboll të madh në Nations League. Kështu, në kohën kur presim përplasjen e Shqipërisë në Air Albania kundër Lituanisë (ora 20.45), i gjithë kontinenti është përfshirë nga ethet e Itali-Hollandë, për Grupin A1. Kondicioni fizik jo shumë i mirë e detyron Roberto Mancinin të rreshtojë një skuadër ndryshe nga ajoqë u pa kundër Bosnje-Hercegovinë. Ndeshja e mbrëmjes kundër Hollandës duhet të jetë rasti për ndryshim, ashtu si është shprehur tekniku Mancini, drejt kthjelltësisë dhe fluiditetit të lojës.

Jo vetëm kaq sepse Italia kërkon tre pikët për kualifikimin. Hapi fals kundër Bosnjes e bën detyrim fitoren kundër Hollandës, si e vetmja mënyrë për të shkuar në Final Four 2021. Në mbrojtje, pas gafës së stafit, do të jetë Chiellini në krah të Bonucci, i sigurtë Spinazzola në të majtë ndërsa në krahun tjetër balotazhi D'Ambrosio-Di Lorenzo. Në mesfushë, Sensi ka gati pankinën, ndërsa duhet të rikonfirmohet Barella e Pellegrini: me Jorginho në regji, nuk përjashtohet një shans për Zaniolo ose Locatelli. Në sulm shans për Kean, ndërsa Immobile gjen fanellën e titullarit, i favorizuar ndaj Belotti.

Probleme difensive për Hollandën që duhet të heqë dorë nga dy "italianë" si De Ligt e De Vrij, të dëmtuar. Kështu, konfirmohet Veltman me Van Dijk ashtu si kundër Polonisë, shans për Dumfries në të djathtë. Në 4-3-3, Lodeëeges kalon në mesfushë Van de Beek-De Jong-Wijnaldum ndërsa përpara duken të sigurtë Promes e Depay, me Luuk de Jong favorit në qendër të sulmit.

NDESHJET E MBRËMJES NË NATIONS LEAGUE

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE A GROUP 1

20:45 Bosnia and Herzegovina ? - ? Poland

20:45 Netherlands ? - ? Italy

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE B GROUP 1

20:45 Austria ? - ? Romania

20:45 Northern Ireland ? - ? Norway

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE B GROUP 2

20:45 Czech Republic ? - ? Scotland

20:45 Israel ? - ? Slovakia

UEFA NATIONS LEAGUE - LEAGUE C GROUP 4

16:00 Kazakhstan ? - ? Belarus

20:45 Albania ? - ? Lithuania

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI