Flash

"Nuk rrezikoj Kombëtaren për Roshin": Reja i përgjigjet sulmuesit dhe paralajmëron 4 ndryshime

Lapsi.al 6 September 2020
"Nuk rrezikoj Kombëtaren për Roshin": Reja i përgjigjet

Fitore në Bjellorusi e tashmë dëshirë për tu përsëritur në shtëpi kundër Lituanisë. Edy Reja duket gjithnjë e më i bindur në zgjedhjet e tij dhe potenciali që i tregon skuadra prej tij e seleksionuar, ndaj dhe në konferencën për shtyp para ndeshjes së dytë në Nations League tekniku e ka bërë të qartë se pret rezultat pozitiv: “Do jetë një ndeshje e vështirë, Lituania ka një skuadër që luan mirë me topin dhe janë shumë të shpejtë. Kam besim te ekipi im. Më duhet të jem i kujdesshëm në zgjedhjet e mia. Lituania humbi ndeshjen e parë, por pas humbjes do kërkohet një rezultat pozitiv".

Pasi ka dhënë elozhet për grupin, Reja ka dashur të heqë edhe ndonjë shqetësim nga vetja e në të njëjtën kohë duke i dhënë një mesazh të qartë Roshit: "Ai është nga ata lojtarë që futet në lojë dhe zgjidh ndeshjen. I kam thënë futbollistëve që duhet të jenë të kënaqur edhe me 5 minuta në fushë. Unë do doja që të luajë më shumë ai, por është problem i modulit. Unë nuk mund të ndryshoj dot modulin në këtë kohë. Kam kohë që luaj me këtë modul dhe ekipi është përshtatur me këtë modul. E kam provuar me Roshin, por me të thënë të drejtën kam frikë se humbim ekuilibrat. Nuk është momenti për eksperimente".

Koha e shkurtër për të rikuperuar energjitë e ka bërë tekniku të mendojë për rotacionin, por duhet ta bëjë me kujdes për të mos humbur në kualitet. Tekniku ka konfirmuar dëmtimet e Ramadanit e Ismajlit ("Kanë disa probleme fizike. Më vjen shumë keq për ta, por nuk mund të jenë gati për ndeshjen") dhe ka lajmëruar 4 ndryshime në krahasim me sfidën në Minsk: "Përsa i përket sulmit. Kam rastin e Cikalleshit i cili është i lodhur dhe ka probleme fizike. Për mbrojtjen nuk kam shqetësim, pasi mbrojtësin nuk janë lidhur shumë. Kam edhe Mihajn, i cili është kandidat për të luajtur. Për mesfushën, Bare dhe Abrashi janë lodhur shumë dhe po shikoj për të bërë ndonjë ndryshim. Nuk e di nëse Hysaj do të jetë në formë të mirë siç ishte ndaj Bjellorusisë. Duhet të jem i kujdesshëm për të mos i rrezikuar".

Optimist për lojtarët e rinj, Reja kërkon ta mbajë skuadrën me këmbë në tokë, përpara sfidës me Lituaninë në 7 shtator në Air Albania: "Kam parë Çekiçin, Laçin, të cilët janë në një formë shumë të mirë. Çepele dhe Broja gjithashtu kanë treguar formë të mirë. Broja më ka pëlqyer shumë, pasi ishte shumë mirë në anën fizike. Çepele është shumë i ri, por duket si një lojtar me eksperiencë. Ndaj Bjellorusisë isha i kënaqur me rezultatin, por rruga nuk do jetë e lehtë. Nuk besoj se do ketë eufori. Do mbajmë insitet të lartë. Nuk isha i lumtur me sulmin që nuk ndihmuan në prapavijë. Në fillim nuk u bë ndeshja që ne donim, pasi jemi mësuar të bëjmë presing" përfundoi tekniku kuqezi.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI