Flash

GP Monza/ Hamilton i penalizuar humb garën e parë sezonale: triumf i Gasly mbi 'rrënojat' e Ferrarit

Lapsi.al 6 September 2020
GP Monza/ Hamilton i penalizuar humb garën e parë sezonale: triumf i

Fitorja e parë në Botëror për Pierre Gasly që triumfon në GP e Italisë në F.1 pas ndërprerjes me flamurin e kuq të garës për shkak të aksidentit të Charles Leclerc në Parabolica. Ka dalë mrekullisht i paprekur piloti nga një përplasje e dhunshme, ndërsa KO për problem me frenat për ferraristin tjetër Sebastian Vettel. Rikuperoi deri në vendin e shtatë Hamilton, që u penalizua përnjë ndalesë kur korsia e box-eve ishte e mbyllur. Në podium me Gasly në vendin e dytë është renditur Carlos Sainz, që ka lënë pas Lance Stroll.

12 vjet më pas, skuadra e ngritur nga hiri i Minardit kthehet tek fitorja në Cmimin e Madh të Italisë. Edhe atëherë si sot, një garë jo normale: në 2008 për shkak të shiut, këtë vit për pasojat e provokuara nga flamuri i kuq përpara mesit të garës, nga aksidenti i frikshëm i Charles Leclerc. Në xhiron e 25 piloti i Ferrarit humbi kontrollin e SF1000 dhe përfundoi tek barrierat në dalje të Parabolica-s me më shumë se 200km/h. I paprekur për fat Charles, e shkatërruar makina me numër 16. Ishte ndalur shumë më parë, në xhiron e gjashtë, Sebastian Vettel.

Përvec se për aksidentin e Leclerc, Safety Car rezulton në një farë mënyre vendimtar edhe për Lewis Hamilton, dominues i garës deri në atë moment. I thirrur në box për pit stop kur korsia ishte ende e mbyllur, 6 herë kampioni i botës ka marrë një 'stop and go' penalizim me qendrimin për 10 sekonda. Rikuperimi nga fundi i grupit i ka lejuar Lewis ta mbyllë GP në zonën e pikëve (settimo). Anglezi limiton kështu dëmet, duke qenë se Valtteri Bottas nuk shkon më shumë se vendi i 5, ndërsa Max Verstappen tërhiqet për herë të dytë në sezon për shkak të problemeve në power unit të Red Bull.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI