Flash

"Gol Lituanisë dhe rinovim me Napolin": Hysaj i ekzaltuar nga roli i ri në kombëtare

Lapsi.al 6 September 2020
"Gol Lituanisë dhe rinovim me Napolin": Hysaj i ekzaltuar nga

"Unë kam dëshirë të shënoj sa më shumë. Shpresoj që ditën e nesërme të bëj një gol”. Një dëshirë e thjeshtë e kapitenit Elseid Hysaj, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Lituaninë, por që tregon gjithë karikimin e mbrojtësit për të marrë një tjetër rezultat pozitiv në Nations League, pas atij në Bjellorusi. E vetmja gjë që ka rëndësi në këtë moment është rikuperimi i energjive: “Është pak e vështirë ndaj Lituanisë, pasi kemi pasur shumë pak kohë për të rikuperuar energjitë. Kemi parë disa video dhe kemi kuptuar se Lituania luan shumë bukur dhe të vë në rrezik" tha Hysaj.

Kapiteni është në një moment të rëndësishëm në karrierë, rinovimi me Napolin nuk po vjen, e në kombëtare duhet të adaptohet në një rol të ri, të pazakontë për shkodranin: "Është një rol i ri, pasi gjithmonë kam luajtur me 4, por më pëlqen si rol, pasi më jep mundësi të shkoj përpara, për të provuar golin. Jam shumë i kënaqur me rolin që më ka dhënë trajneri. Jam vetëm 26 vjeç dhe me Napolin besoj se do të gjejmë një zgjidhje pasi është si shtëpia ime e dytë. Shpresoj që të rinovoj dhe të qëndroj aty për shumë gjatë", përfundoi Hysaj.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI