Flash

Shqipëria në testin e dytë të Nations League: ja çfarë duhet të tregojmë kundër Lituanisë

Lapsi.al 7 September 2020
Shqipëria në testin e dytë të Nations League: ja

Një fitore e rëndësishme e një ndeshje e dytë po aq e rëndësishme. Ajo kundër Bjellorusisë ishte një fitore që legjitimon objektivin vendi i parë në grupin C4 e që fshiu frikën më të madhe që tekniku i kombëtares Edy Reja kishte përpara sfidës në Minsk, se fiziciteti në favor të Bjellorusisë, lojtarët e të cilëve ishin në mes të sezonit, mund të bënte diferencën. Kjo e të hënës me lituanezët vlen për të treguar vazhdimësinë dhe për të mos u futur në dilema të tilla si: a jemi mjaftueshëm të mirë për vendin e parë!

Shqipëria e transfertën bjelloruse ishte ekzaktësisht ajo që tekniku italian shpresonte të ishte: inteligjente për të fshehur limitet e saj, e bindur në armët që disponon e orientuar taktikisht për të fshehur mungesat dhe cinike përpara me veprimet individuale të Cikalleshit e Manajt. Kuqezinjtë arritën të bënin gjithcka që i ishte kërkuar, duke bërë të dukej se 9 muajt e distancës nga ndeshja e fundit të mos ekzistonin, duke e vazhduar projektin-Reja e modulin e tij të pandashëm, pikërisht aty ku e kishin lënë. Strakosha ishte pothuaj spectator, ndërsa që Dermaku e Gjimshiti ishin garanci kjo dihej. Dëshira ishte për të parë si do ndërvepronte Kumbulla, por dëmtimi i veronezit e shtyu takimin, ndërsa Veseli shfaqi luhatjet e përhershme, edhe pse nuk pati shumë ngacmime nga kundërshtarët.

Stabiliteti në mesfushë është i admirueshëm, me Baren njeriun në fokus, që goli e nderoi, por që duhet të fillojë të marrë më shumë përsipër për tu bërë lideri i një reparti që krahas ordinancës taktike ka nevojë edhe për fantazi. Pikërisht këtë fieraku duhet të tregojë në Air Albania kundër Lituanisë, sepse është e qartë se dy golat në Minsk nuk mund të fshijnë nga vëmendja faktin që kjo skuadër nuk është se krijon shumë e ndoshta ngërcet e ingranazheve të pagrasatuara akoma nuk e lejuan, por kundër një skuadre si bjellorusët mund të bëhej më shumë. Individualiteti i Cikalleshit dhe kualiteti i dyshes sulmuese jo gjithnjë mund të premiojë rezultatin, ndaj dicka në krahë, ku Hysaj vetëm një herë arriti fundoren, por Roshi calon tek mbrojtja duhet të ndryshojë: e kjo i takon Rejas ta zgjidhë... duke filluar nga Lituania.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI