1-0 është mundur kombëtarja kuqezi përballë Lituanisë. Një ndeshje e dobët, me skuadrën që u shfaq e lodhur fizikisht dhe e paorientuar. Nga ana tjetër, miqtë shënuan një fitore historike në "Air Albania" pasi kishin 4 vite pa fituar një ndeshje zyrtare, ku e fundit daton në 11 tetor 2016, ndaj Maltës për eliminatoret e Euro 201o.
Goli i vetëm i takimit që i dha fitoren lituanezëve erdhi nga një kthim i gabuar i topit nga Gjasula, moment që i shërbeu si asist Kazlauskas, i cili mposhti Strakoshën. Ky i fundit i kishte mbajtur në lojë kuqezinjtë deri në këtë moment.
Djemtë e Rejas, me përjashtim të një goditje standarde të Manajt në të 65-ën, nuk regjistruan asnjë rast të rrezikshëm. Pavarësisht zëvendësimeve në pjesën e dytë, skuadra nuk ngriti tempin dhe sikur të mos mjaftonte kjo, kapiteni Hysaj u ndëshkua me karton të kuq pas të verdhit të dytë.