Flash

Barcelona provon ta nxisë Lautaron të kërkojë shitjen: Inter nuk ndryshon ide

Lapsi.al 7 September 2020
Barcelona provon ta nxisë Lautaron të kërkojë shitjen: Inter

Pavarësisht se është gjetur alternativa në rast të dështimit, Barcelona nuk e ka harruar Lautaro Martinez aq sa në Spanjë përmendin një lëvizje direkte të lojtarit për të nxitur shitjen. Sipas Sport menaxherët e Toro priten gjatë javës në Milano për të folur me drejtuesit e Inter e të shpjegojnë dëshirën e sulmuesit për tu veshur blaugrana. Por oferta mbetet e ulët: 65 milionë euro plus një lojtar, në krahasim me 85 të kërkuar nga zikaltrit.

Sipas asaj që shkruajnë në Spanjë, kanë kaluar dy muaj por distancat kanë mbetur të njëjta. Nuk i interesonte oferta prej 65 milionë plus Firpo, nuk i intereson as aktualisht duke qenë se lojtarët mes të cilëve duhet zgjedhur nuk entuziazmojnë Conten e Marottan pa llogaritur 20 milionët që mungojnë. Lautaro nuk insiston për tu larguar, prêt një përmirësim të pagesës dhe është i joshur nga oferta e Barcelonës, por pa arritur ta detyrojë shoqërinë ta shesë.

Sport nënvizon se Inter duhet të ulë pretendimet duke parë pasojat ekonomike të pandemisë, por edhe zikaltrit, që duhet të gjejnë një zëvendësues të përshtatshëm, kanë nevojë të arkëtojnë një shifër të mirë duke qenë se – për shkak të Covid – kush ka kampionë në skuadër mundohet ti mbajë, me përjashtim të super-ofertave.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI