Flash

Presidenti i Veronës, Setti: "Kumbulla është lojtar për 10 klubet më të mirë në botë"

Lapsi.al 7 September 2020
Presidenti i Veronës, Setti: "Kumbulla është lojtar për

Maurizio Setti, presidenti i Hellas Verona, ka bërë llogaritë e merkatos së verdhebluve në një intervistë për La Nazione në të cilën është ndalur në vecanti për xhevahirin e skuadrës Marash Kumbulla: "Kemi shumë oferta, të gjitha klube të nivelit të lartë. Ne kemi besuar gjithnjë tek Kumbulla, duke refuzuar oferta vërtetë të rëndësishme kur ishte tek moshat: me mentalitetin që ka ai djalosh është për 10 klubet më të mirë në botë".

Mbrojtësi shqiptar është aktualisht i dëmtuar dhe nuk ka mundur të marrë pjesë me Kombëtaren e Shqipërisë në grumbullimin për dy ndeshjet e para të Nations League të kuqezinjtë kundër Bjellorusisë dhe Lituanisë. 20 vjecari u dëmtua një ditë përpara se të niste grumbullimin përfaqësuesja shqiptare, madje për dëmtimin e lojtarit tekniku Edy Reja është njoftuar ndërkohë që ishte në konferencë për shtyp, për të bërë të ditur zgjedhjet e tij për dy ndeshjet ndërkombëtare.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI