Flash

"Ndoshta publik në San Siro për Inter-Milan": Italia ndryshon mendje për hapjen e stadiumeve

Lapsi.al 7 September 2020
"Ndoshta publik në San Siro për Inter-Milan": Italia

Pas konfirmimit, që mbërriti dje, se stadiumet italiane do të mbeten mbyllur të paktën deri në 30 shtatorin e ardhshëm, Sandra Zampa ndez sërisht shpresat për në tetor: "Nëse numrat janë të mirë, nëse do mbështesim me sukses provën e rihapjes, për Inter-Milan të 17 tetorit mund të ketë publik në San Siro, nëse sillemi mirë" këto janë fjalët e zëvendës sekretares së Shëndetit.

Fjalë të kujdesshme por që tregojnë se mbetet vullneti i qeverisë për të vlerësuar cështjen edhe një herë: "Stadiumet? Shumë herë e kam shpjeguar se, me ardhjen e shumë njerëzve, grumbullimet e pashmangshme, mjetet e transportit, janë cështje me rrezik të madh. E për këtë them se, janë italianët që kanë në dorë fatet e këtij vendi. Nëse me shkollën do tia dalim mirë, mund të riflasim edhe stadiumet. Hapja e tyre? Në 4 tetor është pak herët, duhet të kemi 15 ditë vlerësim" ishin fjalët e Zampa në Radio Punto Nuovo.

SPADAFORA: "VLERËSIMET NË FUND TË SHTATORIT"

Edhe Vincenzo Spadafora, ministri i Sportit, ka folur për mundësinë e rihapjes, edhe të pjesshme të stadiumeve italiane për mikrofonët e Rai Sport, duke konfirmuar se skenari mund të bëhet konkret pas 30 shtatorit. “Më në fund duket se jemi pranë rifillimit e kjo sepse jemi në gjendje të respektojmë rregullat. Edhe unë mezi pres të shoh tifozët në stadiume, sepse me publik është krejt tjetër gjë e rihapja e shkollave përfaqëson një test të rëndësishëm për vendin”.

Ndryshimi mund të vijë pas fundit të shtatorit: “Unë besoj se në fund të shtatorit do të kemi të gjithë elementët për të vlerësuar një rifillim të mundshëm me publik. Ndërkohë, uroj që të lejohet hyrja për 1 mijë spektatorë si ndodh në koncerte e në teatër. Ëshjtë dicka mbi të cilën po punojmë”.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI