Flash

Icardi, Mbappé e Neymar KO me Covid: fati i PSG në rifillimin e Ligue 1 mbi debutuesin 18 vjeçar

Lapsi.al 8 September 2020
Icardi, Mbappé e Neymar KO me Covid: fati i PSG në rifillimin e

As Neymar e as Mbappé. E madje edhe Icardi nuk është i disponueshëm, gjithnjë për shkak të Covid-19 që ka zbrazur sulmin e Psg. Kështu, për dy ndeshjet e rifillimit të Ligue 1, të enjten në Lens e të dielën për ndeshjen e madhe në shtëpi me Marseille, ndërsa po llogarit nëse do të thërrasë me shpejtësi Choupo-Moting, i mbetur pa kontratë, klubi i emirit të Katarit mund ti besojë 18 vjecarit Arnaud Kalimuendo.

Djaloshi është një nga talentet e formuara në qendrën e akademisë së Psg, ku ka mbërritur në moshën 10 vjecare, e ku ka shkëlqyer dy vjet më parë nën urdhërat e Thiago Motta, në atë kohë trajner i Under 19 parisien që e bëri titullar të pazëvendësueshëm, pavarësisht se ishte disa vite më i vogël në krahasim me kategorinë. Lojtari i kombëtares U18 të Francës, është afirmuar si një nga sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij, e që nga sezoni i kaluar ka nisur të stërvitet me skuadrën e parë. Polivalent e tepër aktiv në të gjithë frontin ofensiv, Kalimuendo ka marrë pjesë në të gjithë përgatitjen verore të skuadrës së Tuchel, e është grumbulluar për Final8 të Champions League, pa zbritur në fushë, por duke u ulur në pankinë në cerekfinale kundër Atalantës.

Nëse shokët e tij të formacionit, qendrori Kouassi (Bayern) e Aouchiche (Saint Etienne), kanë preferuar të evidentohen larg nga Parisi, Kalimuendo ka vendosur të vazhdojë me Psg, ku është nën kontratë deri në 2022. Të enjten sidoqoftë mund të jetë debutimi në Ligue 1, për shkak të karantinës anti-Covid 19 të “mjeshtrave” Neymar, Mbappé e Icardi.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI