Flash

Klubi harron lejen e punë, lojtari rrezikon të përjashtohet nga Danimarka

Lapsi.al 8 September 2020
Klubi harron lejen e punë, lojtari rrezikon të përjashtohet nga

Një amerikan rrezikon të përjashtohet nga Danimarka. Nuk është se ka bërë ndonjë gjë të jashtëligjshme, ai vetë jo të paktën, por klubi i tij ka qenë neglizhent. Në Danimarkë, klubi i futbollit ka harruar të rinovojë lejen e punës së Christian Cappis. Policia e Jutland ka vepruar sipas protokollit, duke i marrë pasaportën. Tani, duke përjashtuar ndonjë zgjidhje interesante, Cappis rrezikon të përjashtohet nga Danimarka, pavarësisht se kontrata e tij me Hobro IK, kategoria e dytë, vazhdon edhe për dy vjet të tjerë.

Menaxheri i lojtarit, Johan Wins, ka shpjeguar për Bold.dk situatën në detaje: “E thjeshtë, Hobro IK ka harruar të rinovojë lejen e tij të punës në dhjetor. E harruan. Nuk kam parë kurrë dicka të ngjashme, e pra e kam administruar shumë lojtarë në klube të tjera…”. Sidoqoftë, kjo cështje negative do të lërë gjurmë: “Christian mbërriti në klub me një vizë turistike, por tani dëshira për të vazhduar këtu është e venitur. Askush në klub nuk e telefonoi. Askush nuk u shqetësua për të”.

Tekniku i Hobro IK, Jens Hammer Sørensen, ka ulur menjëherë tonet: “Ka patur një gabim, jemi të gjithë të trishtuar por tani presim urdhërat nga Ministria e Jashtme”. Johan Wins megjithatë nuk ka dashur të dëgjojë justifikime: “Mendoni sakrificat e një 21 vjecari, që jeton larg shtëpisë e që ka provuar të ndihmojë Hobro IK të evitojë rënien nga Superligaen”. Objektiv i dështuar, ndër të tjera, pavarësisht rendimentit pozitiv të Cappis.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI