Flash

"Dushi me Mourinhon më ndryshoi konceptin": Lampard tregon episodin e sikletshëm

Lapsi.al 8 September 2020
"Dushi me Mourinhon më ndryshoi konceptin": Lampard tregon

Gjatë 'podcast'-it High Performance, Frank Lampard, tekniku aktual i Chelsea, ka folur, ashtu si bën të ditur The Sun edhe për një episod intersant që ka ndodhur në të kaluarën me José Mourinho, në kohët kur të dy ishin tek Blues: portugezi si trajner e anglezi si lojtar. Bëhet fjalë për një dush shumë të vecantë së bashku, që “hapi sytë" e të riut për mënyrën e të trajnuarit.

Episodi i treguar nga Lampard e që i referohet një momenti shumë të vecantë, kur ai e Mourinho ndodheshin tek Chelsea. Ish-mesfushori ishte akoma lojtar e një ditë, gjatë dushit në dhomat e zhveshjes, edhe portugezi i bashkua me të. “Besoj se ishte një mënyrë absolutisht e rëndësishme për të stërvitur. Më ka dhënë atë që kisha nevojë për të bërë mirë. Një shtytje për të qenë në majë”, ka shpjeguar Lampard mbi raportin me Special One. “Ndonjëherë vazhdojnë e më pyesin për atë episod. Imagjinoni skenën, unë e Mourinho nudo në dush që flasim për futboll e gjëra të rëndësishme ndërsa lahemi. Mendoj se ishte një gjë e bukur në realitet sepse më bëri të kuptoj një mënyrë të vecantë për tiu patur impakt në trajnim nga ana e një tekniku. Nuk ishte një bisedë në zyrë, të dy ulur mbi një karrige. Më tha se isha më i miri në botë, por e dinte se nuk isha e me shumë mundësi as nuk e mendonte vërtetë. Por sidoqoftë më hapi sytë mbi botën në të cilën futet trajneri. Një tjetër trajner bëri ekzaktësisht të kundërtën e asaj që bëri Mourinho e nuk ishte pozitiv. Kështu, ai moment ishte vërtetë i bukur e i nevojshëm për karrierën time si lojtar e trajner”.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI