Flash

Video/ Rekord i ri i Cristiano Ronaldo: tani miti i Ali Daei mund të rrëzohet

Lapsi.al 9 September 2020
Video/ Rekord i ri i Cristiano Ronaldo: tani miti i Ali Daei mund të
Arritje e re për Cristiano Ronaldo, këtë herë me Portugalinë: sulmuesi i Juventus ka arritur (e pastaj kaluar) 100 golat ndërkombëtarë me fanellën e kombëtares falë dygolëshit të shënuar kundër Suedisë në Nations League. CR7 bëhet kështu i pari lojtar europian që arrin me tre shifra me kombëtaren e tij e vë në shënjestër rekordin absolut të Ali Daei, 109 gola me fanellën e Iran. Ronaldo zhbllokoi ndeshjen me një goditje dënimi në fund të pjesës së parë duke mposhtu portierin Robin Olsen, për tu përsëritur më pas në minutën e 72' e të arrijë 101 gola me fanellën luzitane. Ajo mes Ronaldo e Portugalisë është një histori e nisur 17 vjet më parë: ishte 20 gushti i 2003 kur CR7 bënte debutimin me luzitanët, duke hyrë në fushë në rifillimin e lojës në miqësoren kundër Kazakistanit. Goli i parë me kombëtaren është shënuar në Euro 2004 kundër Greqisë. Sulmuesi bardhezi, 16 gola në nëntë ndeshjet e fundit me Portugalinë, tani ndjek Ali Daei, ndërsa ka lënë pas Ferenc Puskas (84 gola me Hungarinë) në klasifikimin e futbollistëve me më shumë gola të shënuar me fanellën e kombëtares. URIMET E ARDHURA PËR CR7

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI