Flash

UEFA 'përjashton' Athinën: shorti i Champions e Europa League spostohet në Nyon

Lapsi.al 9 September 2020
UEFA 'përjashton' Athinën: shorti i Champions e Europa

Uefa ka zyrtarizuar datat e oraret e shorteve të grupeve për Champions League e Europa League, duke modifikuar selinë e ceremonisë fillimisht e parashikuar në Athinë. Të enjten 1 tetor në orën 18 do të formohen grupet e Champions ndërsa një ditë më pas, e premte 2 tetor në 13, do të vihet në skenë ai i Europa League. Në Nyon e jo në Greqi për motive të sigurisë sanitare: "Shëndeti publik mbetet prioriteti".

"Pavarësisht efikasitetit të administrimit të pandemisë Covid-19, e njohur në nivel botëror, nga autoritetet greke - lexohet në komunikatë -, të gjithë palët kanë vendosur se prioriteti absolut duhet të mbetet shëndeti publik e se aktualisht nuk është e mundur të organizosh në Athinë një event të tillë me miq ndërkombëtarë, sepse do të thyheshin rregullat për shëndetin publik e ato që lidhen me eventet në vende të mbyllura".

Në rastin e dy ditëve të shorteve, UEFA do të dorëzojë edhe cmimet për trajnerin më të mirë e lojtarin më të mirë të sezonit 2019/2020

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI