Flash

Operacioni i dytë për Zaniolo. Prindërit: "Mendoi ta linte futbollin"

Lapsi.al 9 September 2020
Operacioni i dytë për Zaniolo. Prindërit: "Mendoi ta linte

Nicolò Zaniolo ka vendosur të kryejë ndërhyrjen kirugjike të rikostruktimit të ligamentit të kruciatit të gjurit të majtë. Operacioni do të kryhet në klinikën Hochrum të Innsbruck, në Austri, por koha nuk është përcaktuar ende. Talenti verdhekuq është vizituar në Villa Stuart nga doktor Mariani, por nuk ka dashur të kryejë sërisht aty operacionin që bëri në janar për kruciatin e gjurit të djathtë.

Për Zaniolon është një tronditje e madhe, dy dëmtimet të rënda të njëpasnjëshme e Francesca Costa, e ëma e Nicolò, ka folur për Centro Suono Sport për dëmtimin e të birit: "Në fillim tha: tani do tërhiqem. Normal të ndihesh i dekurajuar. Por tani është mirë, brenda të hënës ose të martës së ardhshme do të operohet. Nuk besoj në Villa Stuart, jo për profesor Marianin por për të evituar të përjetojë të njëjtin rrugëtim".

Gjendjen e vështirë psikologjike të Nicolo e konfirmon edhe i ati Igor Zaniolo, për La Gazzetta dello Sport: "Është keq, ka mendime të këqija, është e kuptueshme. Ka frikë se nuk do të kthehet si më parë, mendoj se është fati i keq sepse kundërshtari nuk e vrau. Ndjeu një dhimbje në gju dhe u ndal. Krahasimi me Ronaldo Fenomenin? Nuk e di nëse ka analogji apo jo".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI