Flash

Fenerbahce pranon transferimin e Muriqit: tek Lazio për çështje ditësh

Lapsi.al 10 September 2020
Fenerbahce pranon transferimin e Muriqit: tek Lazio për çështje
Pas një interesimi të gjatë e sondazhes për të bërë lojtarin për vete, Lazio është shumë pranë firmës me Vedat Muriqin. Lajmin për operacionin e mbylljes e negociatës e ka konfirmuar vetë Fenerbahçe, duke shprehur bindjen për akordin. "Kanë nisur tratativat me S.S. Lazion për shitjen e lojtarit tonë Vedat Muriqi", lexohet në komunikatën e klubit turk në profilin Tëitter. Për të kompletuar transferimin, në këtë pikë mungojnë vetëm detajet e fundit, pastaj Tare mund të njoftojë finalizimin e blerjes së sulmuesit kosovar. Pasi ka veshur fanellat e Giresunspor, Gençkerbirligi e Caykur Rizespor e Fenerbahçe në Turqi, Muriqi është gati të bëjë kapërcimin e madh në Serie A me Lazion. I ndjekur gjatë nga klubi i Lotitos, lojtari në sezonin e fundit ka shënuar 17 gola në 36 ndeshje mes kampionatit e Kupës së Turqisë. Shifra të rëndësishme, që kanë bindur bardhekaltrit të besojnë tek ai për të formuar dyshen me Immobile. Tratativa duket se është në aktin e fundit. Pas njoftimit zyrtar të klubit turk, pronar të kartonit të sulmuesit, në ditët e ardhshme duhet të kompletohen edhe hapat e fundit për transferimin në Romë. Pastaj Lazio mund të ketë sulmuesin e saj të ri.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI