Flash

Nations League, lodhje jo vetëm për Shqipërinë. Deschamps i ashpër: "Lojtarët të sfilitur, duhen 5 zëvendësime"

Lapsi.al 9 September 2020
Nations League, lodhje jo vetëm për Shqipërinë. Deschamps i

Pas fitores ndaj Kroacisë, Didier Deschamps ka ngritur zërin, duke kërkuar të rritet në pesë numri i zëvendësimeve edhe në Nations League. "Lojtarët janë shumë të lodhur e më duket kaq e qartë, me një kalendar kaq të ngjeshur me impenjime - ka deklaruar tekniku i Francës -. E jemi vetëm në shtator, shpresoj që trajnerët të dëgjohen. Uefa duhet ta kuptojë situatën, mu desh të bëja 7 ndërrime në krahasim me ndeshjen e kaluar e zëvendësimin e tretë e bëra shumë më herët se zakonisht", sqaroi Deschamps.

Fjalë të forta e të qarta. Të thëna për të mbrojtur shëndetin e lojtarëve e të garantojnë spektalin në një moment historik shumë të vecantë edhe për botën e sportit. "Në gjysëm orën e parë, kroatët na vunë nën presion - ka saktësuar Deschamps -. Nga minuta e 30’ e kuptuam se në motorin e tyre kishte më pak karburant, kështu që morëm më të mirën". Një situatë që detyroi lojtarët francezë të shkonin përtej limiteve që duket se i vendosin të gjithë dakord për zgjidhjen që duhet bërë.

Deschamps ka theksuar se ka folur për 5 zëvendësimet edhe me kolegun Zlatko Dalic e se ka marrë mendime të favorshme edhe nga trajnerë të tjerë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI