Flash

Trondit Beckenbauer: "Mendoj shpesh për vdekjen e lutem, koha është e limituar"

Lapsi.al 9 September 2020
Trondit Beckenbauer: "Mendoj shpesh për vdekjen e lutem, koha

Vite të vështira, për shumë motive. Franz Beckenbauer publikisht shfaqet më pak se më parë. Në korrik 2015 i vdiq i biri Stephan, që humbi jetën nga një tumor në tru. Kaiseri, për më tepër, ishte në mes të polemikave që lidheshin me dorëzimin (Gjermanisë) të Botërorit 2006 e iu desh të përballonte disa operacione. Motive për të cilat, pak ditë nga ditëlindja e 75 (ka lindur në 11 shtator), ka pranuar se i ka ndryshuar mënyrën e të jetuarit të ditëve: "Ditëlindja e 50 nuk më bëri asnjë efekt, e 70-a aspak – ka shpjeguar për Bild –. Tani që jam 75 vjec e për herë të parë kam nisur të mendoj vdekjen. Shoh fundin. Shpresoj që Zoti të më japë ende shumë vite, por në këtë moshë nuk i duhet kurrë. Kupton që koha është e limituar. E kjo të bën të reflektosh".

Mendimi është, por Kaiser thekson se nuk ka frikë nga e ardhmja: "Përse duhet të shqetësohem për dicka që nuk mund ta ndryshoj? E di që do të ndodhë, do të vdes. Vetëm se në këtë moshë e mendon më shumë se më parë. Nuk shkoj më shpesh në kishë por lutem rregullisht. Falenderoj për jetën e bukur që pata. Besoj është e drejtë ta falenderoj cdo ditë".

Beckenbauer ka pranuar se ka ndryshuar edhe stilin e jetës: "Gjërat që ndodhën vitet e fundit, operacioni që pësova, historia e Botërorit 2006, më kanë goditur. Nga operacioni në zemër nuk pi më alkool. Një herë provova të pi e pas pak më nisi aritmia. Për këtë tani e mbaj larg, mund të jetohet edhe kështu. Shkoj shopesh në pishinë, eci në ujë, më pëlqen". Gjëra të rëndësishme për të gjetur një ekuilibër të ri. E nevojshme, pas viteve të vështirë që Beckenbauer ka kaluar.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI