Flash

Harta/ 10 zonat ku po mbillet kanabis në Shqipëri

Lapsi.al 6 September 2020
Harta/ 10 zonat ku po mbillet kanabis në Shqipëri

Pandemia duket se nuk i ka ndaluar kultivuesit e kanabisit në Shqipëri, ku edhe gjatë 2020, raportohen me mijëra bimë të mbjella në të gjithë vendin.

Tv Klan ka zbuluar disa prej të dhënave të policisë lidhur me asgjësimin e kanabisit dhe se cilat janë zonat të cilësuar “njolla të zeza” në Shqipëri.

“Dukagjini, Vlora dhe Fushë-Kruja rezultojnë zonat me sasinë më të madhe të kanabisit”.

Në Vlorë janë zbuluar rreth 37 parcela me kanabis përgjatë këtij viti, në Fushë-Krujë, 48, ndërsa në Dukagjin, më shumë se 40.

Ndërkohë janë edhe 7 zona të tjera ku rezulton se është kultivuar kanabis në sasi të mëdha përgjatë këtij viti.

Pylli i Semanit, sidomos zona pranë grykëderdhjes së Lumit Vjosa, ka qenë e preferuar nga trafikantët, me rreth 18 parcela sipas policisë.

Gjithashtu edhe në Mallakastër, Tepelenë dhe Memaliaj janë zbuluar rreth 47 parcela kanabisi.

Në veri të vendit mbeten problematike terrenet e thyera në Shkodër me 10 raste të raportuara. Parcela me kanabisi ka pasur edhe në Laç, ndërkohë që ka një shtim të rastet të kultivimit, në zonat malore të Librazhdit, ku janë zbuluar 14 parcela.

Janë 10 zona në Shqipëri që cilësohen tashmë si pika kyçe për hashashin. Kryesisht trafikantët hapin toka mes pyjeve, ose në male dhe aty nisin kultivimin.

Në shumicën e rasteve pas hashashit në këto zona qëndrojnë grupe kriminale, por ka dhe raste kur banorë të zonës nisin rrugën e prodhimit të bimës së ndaluar. /Tv Klan

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI