Flash

Milan i 'vjedh' Tonalin Interit: Maldini kërkon ta mbyllë për 48 orë

Lapsi.al 30 August 2020
Milan i 'vjedh' Tonalin Interit: Maldini kërkon ta mbyllë

Në fillim bëri parakalimin ndaj Inter e tani Milan kërkon ta mbyllë me shpejtësi për Sandro Tonali. Gjithcka është gati për lëvizjen vendimtare, pasi aprovimit nga fondi Elliott për operacionin që do të sjellë në skuadrën e Piolit talentin 20 vjecar të Brescia: shpresa është ta mbyllë brenda 48 orësh. Lojtari, pasi ka pritur gjatë Interin, me të cilin menaxheri i tij Beppe Bozzo kishte arritur akordin, ka folur me Paolo Maldinin, duke u bindur për projektin kuqezi e duke pranuar një pagesë prej 2,2 milionë plus bonus. Për Cellinon janë gati 10 milionë euro për huazimin e 28 të tjerë (25 plus tre bonus) për blerjen.

Tani mbetet vetëm përgjigja e fundit e presidentit të Brescias. "Unë nuk e kam me nxitim, Tonali por", ka thënë numri 1 i klubit, duke dërguar një mesazh të qartë për Inter, që kishte në duar lojtarin por priti gjatë të mbyllte tratativën. Kjo i lejoi Milan të futej në lojë e të arrinte të vendoste duart mbi një element me shumë prespektivë. Tonali mezi priste të njihte të ardhmen, drejtuesit kuqezinj u treguan shumë të shpejtë ti jepnin përgjigje. E tani mund të veshë fanellën me ngjyrat që bënte tifo kur ishte i vogël.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI