Flash

Psg provon me të gjitha format: Neymar e Di Maria, 'bombardojnë' me telefonata Messin

Lapsi.al 29 August 2020
Psg provon me të gjitha format: Neymar e Di Maria,

Eshtë një objektiv shumë i madhe e i pamenduar edhe nga emirët që drejtojnë Paris Saint Germain. Të marrësh Messi në Paris do të thotë të vendosësh në qendër të botës projektin e tyre, përvec mundësisë për të fituar më në fund atë kupë që i shpëtoi nga duart pak ditë më parë në Lisbonë. Për më tepër, mendimi i një tredhëmbëshi me Leon, Mbappé e Neymar, do të ishte ëndërra e cdo adhuruesi të futbollit. Vetëm se duhet mundur konkurenca, që duket në këtë moment në avantazh të fortë: ajo e emirëve që janë në Manchester.

Ja përse Psg po i provon të gjitha mënyrat. Sidomos dy miqtë e Messi, Neymar e Di Maria, që kanë një raport të privilegjuar me numrin 10 më të famshëm në botë. Nisja e brazilianit nga Barcelona ka qenë thyerja e parë e raportit mes Leos e blaugranave. Miqësia e tyre ka vazhduar me telefona e mesazhe. Me Di Maria, pastaj, raporti është konsoliduar në Kombëtare, duke qenë se të dy janë kuptuar gjithnjë në fushë e jashtë saj. Ja motivi për të cilin dy lojtarët e Psg po e bombardojnë Messi me telefonata për ta bindur të trasferohet në Paris.

Në aspektin zyrtar, po lëviz direkt drejtori sportiv Leonardo që, sipas asaj që bën të ditur "Le Parisien", ka kontaktuar stafin e kampionit argjentinas. Në këto momente City duket gjithësesi në pole position por në Paris kanë ndërmend ti provojnë të gjitha për ta bërë brand-in Psg më të rëndësishmin e futbollit botëror.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI