Flash

Hamilton e Mercedes dominojnë Spa-Francorchamps: Ferrari eleminohet në Q2

Lapsi.al 29 August 2020
Hamilton e Mercedes dominojnë Spa-Francorchamps: Ferrari eleminohet në

Radha e parë e gjitha Mercedes në kualifikueset e GP të Belgjikës. Lewis Hamilton firmos kështu pole position e tij të 93 me mbi gjysëm sekonde (511 të mijtat) avantazh ndaj shokut të skuadrës Valtteri Bottas. Max Verstappen e humbet për vetëm 15 të mijtat radhën e parë e do të ketë në krah Renault e Ricciardo. Charles Leclerc e Sebastian Vettel (të eleminuar në Q2) nuk shkojnë përtej kohës së 13 e 14, duke e nisur garën në radhën e shtatë.

Në ditën e pole position numër 93 të Lewis Hamilton (e radhës së parë të zakonshme të Mercedes) ka bërë më shumë zhurmë e shtuna skandaloze e Ferrarit që do të nisë Cmimin e Madh të Belgjikës, duke i parkuar dy makinat SF1000 në radhën e shtatë: koha e 13 për Charles Leclerc, e 14 për Sebastian Vettel që kështu (hera e parë që ndodh) nuk arrijnë të futen në Q3, kualifikuesja që dorëzon pole position.

Në anën tjetër të medaljes, Lewis Hamiton "rrëmben" një pole position plot autoritet e emocion, duke vendosur edhe rekordin e ri të pistës në kohën 1.41.252, të cilin ia dedikon aktorit afroamerikan Chadwick Boseman, i ndarë nga jeta pak orë më parë). Një pole, ai i gjashtë herë kampionit të botës, që nuk u vu kurrë në diskutim nga konkurenca, madje as ajo e brendshme e Valtteri Bottas, që është distant më shumë se gjysëm sekondi. Me një vijë të parë e gjitha e Mercedes, Max Verstappen duhet të kënaqet vetëm me vendin e tretë. Hollandezi i Red Bull është si zakonisht... i pari i të tjerëve, por fakti që do të niset pas shpinës së Shigjetave të Zeza i limiton shumë shanset e tij për të fituar GP e Belgjikës, gjithnjë nëse Max nuk bën një start fenomenal, ose përfiton në kthesën e parë të garës.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI