Flash

Padrejtësia që iu bë Lewandowskit: "Këtë vit do kisha fituar Topin e Artë"

Lapsi.al 29 August 2020
Padrejtësia që iu bë Lewandowskit: "Këtë vit do

Koronavirus i vuri shumë kufij futbollit, por nëse në një mënyrë apo tjetër të gjithë morën atë që i takonte, kjo nuk mund të thuhet për Robert Lewandowski, që ka parë të mos dorëzohet trofeu i Topit të Artë në vitin e tij të Tripletës. Në një intervistë për gazetën polake "Sport Onet", Robert Lewandowski, pyetjes se kush e meritonte të ishte Topi i Artë nëse do të dorëzohej këtë vit, nuk shpreh asnjë dyshim: "Unë. Kemi fituar gjithcka mund të fitohej, isha ai që shënova më shumë në të gjithë kompeticionet. Mendoj se nëse një lojtar arrin kaq shumë, e meriton këtë cmim". Cështja, megjithatë, nuk ia humbet humorin sulmuesit të Bayern Mynih: "Nuk e mendoj më. Doja Champions League, ishte prioriteti im. E ia dola".

Gjatë intervistës, polaku ka përshkruar disa momente kyce të sezonit: "Para ndeshjes me Barcelonën e dinim se do të fitonim. Kishte kaq siguri sa dikush fliste për 5-1 për ne. Pastaj arritëm në 8-2... Gnabry e Kimmich, para se të luanin kundër tyre, nuk më pyetën nëse do ta fitonim atë ndeshje, por nëse do të ngrinim lart kupën. E unë iu përgjigja 'po'".

Lewandowski ka folur edhe për interesimin, në vitet e kaluara, të Real Madrid ndaj tij: "Gjatë asaj periudhe e ndjeva shumë mbështetjen e Bayern, që ndoshta në disa momente të tjera kishte munguar, evendosa ti jepja besim projektit të klubit".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI