Flash

Inter për herë të parë grumbullohet "në shtëpi": Vidal, Ndombele e Kante objektivët e merkatos

Lapsi.al 30 August 2020
Inter për herë të parë grumbullohet "në

Në pritje të kuptohet kur do të nisë sezoni i ri e kundër kujt, Inter ka nisur të planifikojë kampionatin që do të vijë. Skuadra zikaltër, që ka përfunduar edicionin e shkuar prej një jave, do të mblidhet nën urdhërat e Antonio Conte në 7 shtator, me një risi. Për herë të parë grumbullimi prekampionat do të kryhet në Appiano Gentile, brenda "Pinetinas" së rinovuar. Pa lojtarët e kombëtareve, por në pritje të ndonjë fytyre të re nga merkato.

Në këtë aspekt situata ëhstë për tu përcaktuar. Aleksandr Kolarov është në ardhje nga Roma, me drejtuesit e Inter që po përpiqen të gjejnë një akord për zgjatjen e kontratës së mbrojtësit serb, i sugjeruar nga Conte si lojtari perfekt për të luajtur si në krah ashtu dhe në mbrojtjen me tre nga e majta. Zikaltrit, pasi kanë siguruar Hakimi, për të bërë goditje të reja duhet më parë të shesin lojtarët: Joao Mario, Perisic e Dalbert. Në dalje janë edhe Vecino e Godin, me ofertën e duhur, ashtu si Brozovic e Skriniar që mund të përdoren edhe për shkëmbime të rëndësishme.

Inter po punon fort për të kënaqur Antonio Conte: Vidal është shumë pranë, pavarësisht se kileni është prezantuar në testet me Barcelonën. Mbetet e fortë pista e operacionit të shkëmbimit me Tottenham mes Skriniar e Ndombele, ashtu si edhe po merr formë tratativa për Kanté nga Chelsea, të cilëve zikaltrit i kanë ofruar Marcelo Brozovic.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI