Flash

Nuk do paraqitet në teste, Barça shkarkon avokatët e ndërkohë Messi prezantohet tek... Cruzeiro

Lapsi.al 29 August 2020
Nuk do paraqitet në teste, Barça shkarkon avokatët e

Nuk ka paqe në luftën mes Messi e Barcelona. Nesër janë parashikuar testet mjekësore për të gjithë lojtarët por Leo, përmes të atit, ka bërë të ditur se nuk do të prezantohet. Nuk do të jetë gjithashtu edhe të hënën për rinisjen e stërvitjes për sezonin e ri, duke munguar në seancën e parë nën drejtimin e Ronald Koeman. Në këtë pikë është e qartë se Messi e konsideron të përfunduar kontratën e tij me klubin.

Argjentinasi e stafi i tij e quajnë të vlefshme klauzolën për tu liruar me parametër zero në fund të cdo sezoni, ndërsa Barca e quan të skaduar në 10 qershor. E ndërkohë, sipas asaj që bëjnë të ditur mediat katalanase, në fakt, Josep Maria Bartomeu ka vendosur të shkarkojë avokatët e studios Cuatrecasas, konsulentët legalë të Pleshtit aq sa edhe të Barcelonës, "fajtorë" se i kanë këshilluar dhe e kanë drejtuar argjentinasin në zgjedhjen për tu larguar nga klubi blaugrana. Studio Cuatrecasas është një nga më të rëndësishmet e kryeqytetit katalanas, por edhe pikë referimi për Barça në katër vitet e fundit. Në qendër të stuhisë është Jorge Pecourt, një avokat i specializuar në cështjet fiskale, të drejtat e imazhit e aspektet kontraktuale. Ai e ka këshilluar dërgimin e burofax-it të famshëm me të cilin 6 herë Topi i Artë i komunikonte Barcelonës dëshirën për të ndërprerë kontratën.

E ndërkohë që për të marrë Messi po 'grinden' klubet më të rëndësishme europiane, mbërrin lajmi: "Zyrtare: Lionel Messi është një përforcim i Cruzeiros". Lajmërimi i faqes së klubit brazilian kishte edhe fjalët e Leos: "Jam shumë i lumtur që jam tek Cruzeiro. Është një nder i madh të jem pjesë e skuadrës së Enderson Moreira. Të dashur tifozë, do shihemi së shpejti. E mezi pres të luaj në Mineirao!". Vetëm se, ashtu si edhe është marrë me mend, është vepër e një hacker-i. Pak minuta më pas mbërriti edhe komunikata e vërtetë e klubit mineirao: "Cruzeiro konfirmon se faqja zyrtare ka vuajtur një invazion të vogël në sektorin e lajmeve. Sulmi është kontrolluar dhe postimi është fshirë nga sistemi ynë i sigurisë".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI