Flash

Video/ Liverpool humb trofeun e parë sezonal nga 11 metra distancë: Arsenal rrëmben Community Shield

Lapsi.al 29 August 2020
Video/ Liverpool humb trofeun e parë sezonal nga 11 metra distancë:

Pas FA Cup, Arteta rrëmben edhe 'Superkupën' e Anglisë, Community Shield. Trofeu i dytë për ish-kapitenin, që falenderon Aubameyang, vendimtar në golin e 1-0 e më pas me penalltinë e fundit të serisë. Pikërisht kështu, janë dashur goditjet e penalltive në Wembley për të përcaktuar fituesin, me kohën e rregullt që u mbyll në barazim 1-1. Liverpool duhet të fillojë të mendohet mirë për sezonin e ri të Premier League, sepse konkurenca duket se do të jetë e ashpër. Kjo të paktën duke gjykuar nga Superkupa e Anglisë, Community Shield, trofeu i parë për këtë sezon, ku Arsenal, fituesi i FA Cup ia doli përballë kampionëve të Anglisë.

Liverpool u duk se nisi më mirë, duke i mbyllur hapësirat Arsenal e duke administruar takimin. Por kjo deri në minutën e 12, kur Gunners goditën në herën e parë kur kaluan mesin e fushën: ndryshim loje brilant i Saka e realizim në stilin e zakonshëm nga Aubameyang, me një goditje fantastike. Festimi si Black Panther i qendërsulmuesit gabonez, në ditën që bota humbi aktorin Chadëick Boseman. Liverpool u zhduk nga fusha për rreth 20 minuta, por Arsenal nuk i shfrytëzoi mundësitë, duke harruar se Reds nuk mund të hiqnin dorë kaq lehtë nga një trofe, aq më tepër nga Community Shield. Kështu, Minamino ktheu barazinë në lojë, në minutën e 73, duke i cuar shifrat në 1-1, por as Klopp e as Arteta, nuk kanë mundur të zgjidhin ndeshjen në 20 minutat e mbetura.

Cështjen e zgjidhin penalltitë, kur në një Wembley të zbrazët për shkak të Covid, Gunners mundën Liverpool 6-5 nga pika e bardhë. Vendimtar gabimi i 20 vjecarit Breëster, i vetmi që gaboi nga 11 metra, ndërsa penalltinë e fitores e shënoi edhe një herë Aubameyang.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI