Flash

Dialogu me Kosovën/ Vuçiç: S'e mohoj, pres surpriza nga takimi në Uashington

Lapsi.al 29 August 2020
Dialogu me Kosovën/ Vuçiç: S'e mohoj, pres surpriza nga

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka folur para nisjes për në Uashington, ku më 4 shtator do të mbahet takimi në Shtëpinë e Bardhë me delegacionin e Kosovës.

Vuçic ka befasuar me deklaratën e tij duke thënë se pret surpriza nga ky takim: “Esenca është se Avdullah Hoti dhe zyrtarët e tjerë thonë se në SHBA po shkojnë për njohje. Ka edhe deklarata jozyrtare të liderëve në rajon se unë duhet të nënshkruaj gjithçka që jepet atje. I kam dëgjuar me kujdes. Pres surpriza, nuk hezitoj ta them këtë. Dhe po ashtu, do të kërkoj falje nga administrata amerikane nëse një gjë e tillë nuk ndodh”, ka thënë Vuçiç për “Tv Pink”.

Vuçci tha se e ka parë axhendën e takimit në Shtëpinë e Bardhë dhe se siç ka thënë ai aty është vetëm një pikë problematike. “Serbia paguan çmimin e veprimeve katastrofale politike që ka bërë në të kaluarën në lidhje me Kosovën”, shtoi ai duke iu referuar kërkesës për verdiktin e GJND-së në lidhje me pavarësinë e Kosovës.

Ndryshe, takimi mes Kosovës dhe Serbisë mbahet më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë dhe delegacioni i Kosovës atje përfaqësohet me shtatë zyrtarë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI