Flash

Greqia zgjeron kufirin detar me 12 milje, Rama reagon nga Vjena: Poshtërsia më e madhe që mund të imagjinohet

Lapsi.al 27 August 2020
Greqia zgjeron kufirin detar me 12 milje, Rama reagon nga Vjena: Poshtërsia

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet e shumta që janë hapur në vend për sa i përket zgjerimit të Greqisë me 12 milje në det.

Kryeministri Edi Rama ka folur për TCH, pas lajmit të bujshëm se Greqia do të marrë 12 milje nkufi detar.

Rama, duke folur për këtë cështje nga Vjena tha se nuk është e vërtetë që Greqia po i gllabëron Shqipërisë milje detare.

Sipas Ramës, deklarata e bërë nga ana e Mitsotakis në parlamentin grek nuk ka asnjë lloj lidhje me marrëveshjen e detit me Shqipërinë.

“Kjo është një marrëzi dhe poshtërsia  më e madhe që mund të imagjinohet. Sepse deklarata nuk ka lidhje me marrëveshjen me Shqipërinë. Marrëzi sepse shtyrja e deklaruar nga kryeministri 6 milje nuk është në ujërat e Shqipërisë. Por ushtrimi i një të drejtë në konventën e detit në vitin 1982. Shqipëria e ka ushtruar pa pyetur Greqinë në vitin 1990.

Edhe Shqipëria është shtrirë. Kufiri detar mes dy vendeve nuk është si gardh mes parcelave. Mes parcelave ujore ka një zonë të ndërmjetme dhe shtrirja në atë zonë është një e drejtë që buron nga konventa. Nuk ka lidhje me Marrëveshjen, ne kemi diskutuar me parë dhe jemi të gatshëm të diskutojmë edhe sot. Askush , as Greqia apo Shqipëria nuk thotë se nuk ushtron dot këtë të drejtë. Si të thuash rruga në mes trotuaresh nuk është pjesë e të drejtës tonë për të qëndruar aty.” tha Rama.

Të këshilluara

Kosova shtyn nisjen e vitit të ri shkollor

Viti i ri akademik në Kosovë është shtyrë për në datën 14 shtator. Ky veprim është marrë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit. Ky nj...

20:51

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI