Flash

"91-vjeçari u lidh dhe u vra me thikë", dëshmia tronditëse nga vrasja në Vlorë

Lapsi.al 27 August 2020
"91-vjeçari u lidh dhe u vra me thikë", dëshmia

Detaje tragjike dalin në dritë nga vrasja e të moshuarit Seri Petanaj ditën e djeshme në lagjen 4 Heronjtë në Vlorë. Pista kryesore e ngjarjes mbetet grabitja. Burime zyrtare nga policia thanë se kanë dyshime se pista kryesore mbetet vrasja nga persona të afërt, apo banorë të zonës të cilët mund të kenë njohur mirë 91-vjeçarin.

91-vjeçarit nga ekspertiza mjekoligjore në trup i janë gjetur katër plagë thike, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen. Nga blutë e Vlorës nuk përjashtohet as pista e konfliktit të çastit apo edhe motive të tjera, por pista më e nxehtë është ajo e grabitjes. Për këtë ngjarje janë marrë në pyetje në komisariatin e Vlorës 9 persona më tepër në cilësinë e dëshmitarit, por ende nuk dihet nëse është rënë në gjurmët e autorit. Një prej personave të pyetur është dhe djali i viktimës, i cili ishte i pari që bëri denoncimin në polici.

Nnjë banor i zonës që ka dëgjuar mbi vrasjen e 91 vjecarit Seri Petanaj shprehet se të ndjerin e kanë grabitur madje i kanë marrë edhe disa orendi shtëpiake. Sipas tij, 91-vjeçarin e kanë lidhur në banjo dhe më pas e kanë vrarë duke e grabitur me thikë. “Sot e mësova ngjarjen. Kishte ndodhur dje. Ishte burrë i mirë, njeri i nderuar, me djem të mirë. Kur e mora vesh sot u habita. Mirë që e vodhën, po pse e vranë?!Kishin marrë ca gjëra. E kishin mbyllur në banjo, e kishin goditur me thikë.”, tha një prej banorëve të zonës.”, tha ai për news 24.

Ndërkohë, një tjetër banorë i zonës shpreh tha se Petanaj ishte një njeri i urtë dhe se nuk kishte konflikte me askënd. Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI