Flash

Del VIDEO/ Shikoni si policia britanike ndjek shqiptarin trafikant droge

Lapsi.al 25 August 2020
Del VIDEO/ Shikoni si policia britanike ndjek shqiptarin trafikant droge

Policia britanike ka publikuar pamjet e arrestimit të shqiptarit Ervin Lisi i akuzuar për prodhim dhe trafik droge. Ai dhe një mik i tij udhëtuan për të ndihmuar në fermën e paligjshme të mbjellë me kanabis në një shtëpi në Leeds në mëngjesin e 10 qershorit të këtij viti.

Kur mbërriti në këtë banesë pas raporteve se aty kishte aktivitet të dyshimtë, të gjithë arritën të largohen dhe vetëm Lisi u arrestua pas një ndjekje në këmbë, moment i cili u filmua nga kamerat e trupit të policisë.

Prokurori Kevin Wardlaw i tha gjykatës se “Lisi udhëtoi nga Leeds atë mëngjes me një mashkull tjetër shqiptar. Para se të arrinte në atë shtëpi ai bleu kafe dhe pasta për mëngjes. Me të mbërritur, ai u takua nga 2 shqiptarë të tjerë me të cilët punuan për korrjen e bimëve të kanabisit që rriteshin në dhomat e ndërtesës. Katër nga dhomat në adresë ishin shndërruar për rritje kanabis me gjithsej 130 bimë”.

Vetë Lisi i tha policisë se ai kishte qenë vetëm në një dhomë në katin e poshtëm dhe do të paguhej 200£ për ndihmën në fermën e paligjshme.

“Unë e bëj atë që familja ime të jetë e sigurt” – citohet të ketë thënë shqiptari. 30-vjeçari, pa adresë fikse, u deklarua fajtor dhe u dënua me 9 muaj burg.

“Ky është një rast i kategorizuar, kur i pandehuri kishte një rol më të vogël. Familja e tij në Shqipëri ishte e varur prej tij dhe kjo ishte thjesht një mënyrë për të marrë para për të cilat ai kishte nevojë të dëshpëruar” – tha avokati i shqiptarit, Robert Cowley. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI