Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Zbulohet letra që Rama i ka dërguar Lukashenkos

Lapsi.al 23 August 2020
Zbulohet letra që Rama i ka dërguar Lukashenkos

Kryetari i OSBE-së, Kryeministri dhe Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrja suedeze e Punëve të Jashtme, Ann Linde, vendi i të cilës do të marrë presidencën e radhës të kësaj organizate, përsëritën një propozim ndërmjetësimi me presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko.

Në këtë letër, një kopje të së cilës AFP e ka marrë sot nga burime të afërta të qeverisë shqiptare, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë shprehet se po ndjek nga afër dhe me shqetësim ngjarjet në Bjellorusi.

“Si kryetarët e tanishëm dhe të ardhshëm në detyrë të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, ne jemi duke ndjekur nga afër dhe me shqetësim zhvillimet në Bjellorusi. Ne dëshirojmë të përsërisim ofertën tonë për vizitë, për të dëgjuar pikëpamjet mbi situatën dhe për të diskutuar për sfidat aktuale në vend”, shtojnë Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe ministrja suedeze e Punëve të Jashtme, Ann Linde.

“Bjellorusia është një anëtare e vlerësuar në organizatën tonë dhe ne jemi të gatshëm të manifestojmë mbështetjen tonë për Bjellorusinë”, theksojnë ata.

2,w=756,q=high,c=0.bild

Përveç kësaj, kryeministri shqiptar, Edi Rama zhvilloi disa ditë më parë një bisedë telefonike me ministrin rus të Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov për situatën në Bjellorusi.

“Rama dhe Lavrov diskutuan për situatën në Bjellorusi në kontekstin e propozimeve të kryesisë shqiptare të OSBE-së për të kontribuar në dialogun midis autoriteteve dhe opozitës”, sipas një komunikate nga ambasada ruse në Tiranë.

Rama në rolin e kryetarit të OSBE ka shprehur gatishmërinë për të vizituar Minskun dhe për të zhvilluar bisedime më të gjitha palët politike në konflikt.

Lavrov nënvizoi se ishte thelbësore që qytetarët bjellorusë të lejohen t’i zgjidhin vetë çështjet e tyre.

Aleksandër Lukashenko po përballet me manifestime të përditshme dhe një lëvizje grevash që shpërthyen me thirrje të opozitës. Kjo e fundit hedh poshtë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 9 gushti që i dhanë fitoren Lukashenkos me 80% të votave.

Të këshilluara

Aksident në Pogradec, plagoset shoferi

Një aksident u shënua pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Mëmlisht tek kryqëzimi i njohur si rruga e Çervenakës. Dy m...

18:00

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI