Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

VIDEO/ Mijëra protestues mbushin rrugët e Minskut, Lukashenko u nxjerr përballë ushtrinë

Lapsi.al 23 August 2020
VIDEO/ Mijëra protestues mbushin rrugët e Minskut, Lukashenko u nxjerr

Dhjetëra mijëra persona u mblodhën sërish në Minsk për të kundërshtuar rizgjedhjen e Aleksandër Lukashenkas në postin e presidentit. Në këtë protestë raportohet për një prezencë të shtuar ushtarake.

Kjo është dita e 15-të me radhë që në Bjellorusi po mbahen protesta kundër Lukashenkos. Mijëra persona u mblodhën në “Sheshin e Pavarësisë”, duke valëvitur flamurin e Bjellorusisë. Në protestën që po quhet si "Marshi për Bjellorusinë e re" raportohet se po marrin pjesë mbi 100 mijë persona.

Protestuesit po brohorasin “Largohu”, një referencë kjo ndaj Lukashenkas që drejton vendin prej 26 vitesh, po i kërkojnë që të largohet nga pushteti.

Para nisjes së protestës, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ushtria do të përkujdeset që memorialet kombëtare të mos sulmohen nga protestuesit. Kjo ministri tha se nëse monumentet dhe statujat preken prej protestuesve, atëherë ata do të përballen me forcat policore dhe ushtrinë.

Duke i përshkruar protestuesit si "fashistë", Ministria e Mbrojtjes tha se memorialet - veçanërisht ato që iu dedikohen viktimave të Luftës së Dytë Botërore - nuk duhet të sulmohen nga protestuesit.

Ministria paralajmëroi se forcat ushtarake do të ndërhyjnë nëse ka shkelje të paqes, duke i porositur protestuesit: "Tani ju do të përballeni me ushtrinë dhe jo me policinë". Deklarata e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes vjen në kohën kur në Minsk janë parë forca të ushtrisë.

Ndërkohë, trupi i një 28-vjeçari është gjetur në një pyll në afërsi të Minskut dhe trupi i tij kishte shenja të dhunës. Mikita Kryutsov, ishte zhdukur pasi kishte marrë pjesë në një protestë në Minsk më 12 gusht.

Deri më tani, dy persona janë konfirmuar se kanë vdekur në protestat në Bjellorusi. Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, që u mbajtën më 9 gusht, janë kritikuar edhe nga Bashkimi Evropian, që ka thënë se nuk do ta njohë rezultatin zgjedhor. Në këto zgjedhje, Lukashenko thotë se ka fituar mbi 80% të votave.

Të këshilluara

Aksident në Pogradec, plagoset shoferi

Një aksident u shënua pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Mëmlisht tek kryqëzimi i njohur si rruga e Çervenakës. Dy m...

18:00

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI