Flash

Shqiptarët, në krye të dëbimeve nga Gjermania

Lapsi.al 23 August 2020
Shqiptarët, në krye të dëbimeve nga Gjermania

Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë e pranon, se hyrja në fuqi e ligjit për kthimin e rregulluar të refugjatëve e azilkërkuesve pa të drejtë qëndrimi nuk ka çuar patjetër në më shumë dëbime nga Gjermania. Këtë njoftim kjo ministri e ka dhënë me kërkesë të agjencisë së lajmeve dpa. Sipas saj nga shtatori 2019 deri në shkurt 2020 janë dëbuar nga Gjermania 10.276 persona pa të drejtë qëndrimi. 1000 persona më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shumica e dëbimeve në vitin që ka hyrë në fuqi ligji i posaçëm kanë pasur destinacion Shqipërinë dhe Italinë.

Corona uli numrin e dëbimeve

Megjithatë sipas ministrisë është ende herët të flitet për efektshmërinë e „ligjit të dytë për zbatimin më të mirë të detyrimit për largimin nga Gjermania". Me shpërthimin e pandemisë së Coronës në mars ra edhe shifra e dëbimeve nga Gjermania në mënyrë të ndjeshme. Në prill ajo shënoi vetëm 28 vetë. Në korrik 787 vetë. Për shkak të Coronës krahasimi mund të bëhet në rastin më të mirë me gjashtë muajt e parë që nga hyrja në fuqi e ligjitm shkruan dpa.

Edhe shifra e dështimit të dëbimeve ka mbetur e njëjtë me periudhën e mëparshme shtator 2019-shkurt 2020, 13.759 vetë. Këtu bëhet fjalë për persona që nuk janë dorëzuar tek policia federale për dëbimin. Këta persona ose mbrohen juridikisht ose nuk gjenden. Po ashtu edhe mungesa e bashkëpunimit të vendit pritës mund të jetë një pengesë për planfikimin e dëbimeve. Për Sirinë psh. prej vitesh është në fuqi ndalimi i dëbimit.

Rregulloret e reja që hynë në fuqi duhet ta lehtësonin dëbimin nga Gjermania. Ato parashikojnë ndër të tjera më shumë mundësi për mbajtjen në paraburgim para një dëbimi. Personat që kanë gënjyer për identitetin apo ata që nuk tregojnë interes për plotësimin e dokumenteve të identifikimit, kërcënohen nga sanksione të ndryshme. /DW

Të këshilluara

Aksident në Pogradec, plagoset shoferi

Një aksident u shënua pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Mëmlisht tek kryqëzimi i njohur si rruga e Çervenakës. Dy m...

18:00

PD: Rama premtoi rilindje, por solli rrënim

Ish- deputeti i PD, Ervin Salianji ka publikuar në Facebook, një video me premtimet e kryeministrit Rama 7 vite më parë dhe shprehet se nuk sollli rilindje por ...

13:42

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI