Flash

Basha: 23 gushti, paralajmerim për ata që keqpërdorin vullnetin e popullit

Lapsi.al 23 August 2020
Basha: 23 gushti, paralajmerim për ata që keqpërdorin vullnetin e

Kreu demokrat Lulzim Basha është ndalur sot tek 23 gushti, dita e kujtesës së viktimave të shkaktuara nga sistemet totalitare, duke e cilësuar këtë datë si një paralajmërim për ata që keqpërdorin vullnetin e popullit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Basha shkroi se respekti për viktimat e sistemit komunist, një ndër më të egrit në Europë ,duhet të jetë pjesë e rëndësishme në historinë modern të Shqipërisë.

Megjithatë në këtë qëndrim, kryedemokrati nuk ka lënë pa prekur aktualitetin, kur thotë se projekti i rrënimit të lirive, demokracisë dhe ekonomisë si dhe zbrazjes së vendit, do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët shqiptarë.

Publikimi i plotë i Bashës

23 gushti është dita e kujtesës për viktimat e sistemeve totalitare por dhe paralajmërim për të gjithë ata që keqpërdorin vullnetin e popullit në përpjekje për të rivendosur autoritarizmin.

Kujtesa dhe respekti për mijëra viktimat e sistemit më të egër komunist në Europë duhet dhe do të jetë pjesë e rëndësishme e historisë moderne të Shqipërisë. Vuajtjet dhe mohimi i të drejtave themelore të shqiptarëve gjatë diktaturës, sakrificat e mijëra familjeve shqiptare në komunizëm, janë udhërrëfyesi më i mirë për të vulosur pas 30 vitesh tranzicion, sistemin e vlerave të demokracisë europiane.

Projekti ogurzi i kthimit pas në epokën e pushtetit absolut, i kontrollit të gjithçkaje në vend nga një grusht pushtetarësh të lidhur me një grusht oligarkësh dhe kriminelësh, projekti i rrënimit të lirive, demokracisë dhe ekonomisë si dhe zbrazjes së vendit, do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët shqiptarë.

Partia Demokratike është në krah të të mbijetuarve dhe familjarëve të viktimave të diktaturës, në krah të rinisë, intelektualëve dhe shtresës së mesme, sipërmarrjes dhe fermerëve shqiptarë, e vendosur për ta shkatërruar projektin e rikthimit të shqiptarëve në një skllavëri kolektive në shërbim të një pakice.

Historia e re e Europës është dëshmi e qartë e fundit pa lavdi të çdokujt që është përpjekur të sundojë me forcën e autoritarizmit. I tillë është fundi i këtij projekti, projektuesve dhe ndihmësve të tij. Shqipëria do të jetë si gjithë Europa, demokratike, e lirë, e zhvilluar ekonomikisht, me mundësi dhe shanse për të gjithë shqiptarët.

Të këshilluara

PD: Rama premtoi rilindje, por solli rrënim

Ish- deputeti i PD, Ervin Salianji ka publikuar në Facebook, një video me premtimet e kryeministrit Rama 7 vite më parë dhe shprehet se nuk sollli rilindje por ...

13:42

Fluks pushuesish edhe në Qafë Thanë

Edhe ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar te Qafë Thanës ka patur hyrje të shumta nga Maqedoni e Veriut në drejtim të vendit tonë. Fluksi i udhëtarëve ka a...

11:57

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI