Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

VIDEO/ Me jelek antiplumb dhe armë në dorë, Lukashenko i bashkohet ushtrisë

Lapsi.al 23 August 2020
VIDEO/ Me jelek antiplumb dhe armë në dorë, Lukashenko i
Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko ka urdhëruar Ministrinë e Mbrojtjes dhe forcat ushtarake që të ndërmarrin “masa më të rrepta” për të mbrojtur kufijtë e vendit, përballë, asaj që ai e quajti plan të mbështetur nga jashtë për një “revolucion” në vendin e ish-Bashkimit Sovjetik. Ai është paraqitur sot, në një terren ushtarak në afërsi të Hrodno, e më pas është parë të shkojë në pallatin e tij në Minsk i armatosur me një AK74, gjë e cila tregon se është indikacioni i fundit se presidenti bjellorus dëshiron të mbajë pushtetin, pavarësisht protestave masive, ku po bëhet thirrje që ai të largohet nga pushteti, dy javë pasi shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale. Siç shihet në video, Lukashenko i shoqëruar nga rojet e tij, mban në dorë armën ndërsa mediat vendase e komentojnë këtë akt si një mosbesim që Lukashenko ka edhe për vetë truprojat e tij.

Të këshilluara

Aksident në Pogradec, plagoset shoferi

Një aksident u shënua pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Mëmlisht tek kryqëzimi i njohur si rruga e Çervenakës. Dy m...

18:00

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI