Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Sherr me thika mes kushërinjve në Ersekë, 3 të plagosur dhe një grua përplaset me makinë

Lapsi.al 22 August 2020
Sherr me thika mes kushërinjve në Ersekë, 3 të plagosur dhe

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Ersekës.

Nga informacionet paraprake mësohet se në këtë konflikt janë përfshirë 5 persona nga fshati Taç i Ersekës, mes të cilëve edhe kushërinj. Mësohet se këta persona janë konfliktuar për zaptimin e tokes.

Kaq ka mjaftuar që në ketë konflkt masiv të përdoren thikat, e për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.

Burime bëjnë të ditur se njëri prej kushërinjve që janë konfliktuar është plagosur rëndë dhe është transportuar në spitalin e Korçës nga ku mësohet se është jashtë rrezikut, ndërsa të tjerët të përfshirë në të kanë marrë plagë të lehta dhe pasi kanë marrë mjekimin në spitalin e Ersekës janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, raportoi news 24.

Në këtë konflikt mësohet se janë përfshirë edhe njerëz që jetojnë prej vitesh jashtë shtetit, ndërsa burimet theksojnë se sherri të ketë nisur pikërisht për zaptimin e tokave të njëri-tjetrit.

Ndërkohë njëri prej autorëve është munduar të largohet nga vendi i ngjarjes dhe në nxitim e sipër me makinë ka marrë përpara një shtetase femër e cila është plagosur dhe transportuar në spital.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI