Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Iu kap shoferi me drogë në makinë, reagon Majlinda Bufi

Lapsi.al 22 August 2020
Iu kap shoferi me drogë në makinë, reagon Majlinda Bufi

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi ka reaguar pasi nipi i saj, njëherazi shofer në bashkinë që ajo drejton, kap me drogë në makinë.

Bufi thotë se ndalimi i Arbër Bufit nuk ka asnjë lidhje me trillimet nëpër portale, duke i quajtur ato sulme politike.

Ajo paralajmëron se bashkia do të ndjekë në rrugë ligjore ankimimit për çdo shpifje në lidhje me këtë çështje. 

“-Së pari një shpjegim për të gjithë qytetarët e Roskovecit : Nuk ndodh as sot dhe në asnjë moment që burime njerëzore apo materiale të institucionit të cilin ma keni besuar, të vihen në shërbim të punëve në shkelje të ligjit !

-Së dyti , për rastin e ndalimit të Arbër Bufi , shofer i Bashkisë , ka një deklaratë zyrtare nga Policia e Shtetit që nuk ka asnjë lidhje me mashtrimet dhe trillimet e portaleve , të cilët për një “like “ më shumë nuk lexojnë edhe vetë se çfarë shkruajnë .

-Së katërti , për qytetarin dixhital dhe gjithë të tjerët para dhe pas tij :

Me këto gënjeshtra dhe baltë të hedhur , nuk fitoni as një votë më shumë , Roskovecin jo e jo …

-Dhe e fundit , bashkia do të ndjekë rrugën ligjore të ankimimit për çdo shpifje në lidhje me këtë çështje . Majlida Bufi , Kryetare e Bashkisë Roskovec”, thuhet ne reagim.

Nipi i i kryetares dhe njeherazi shofer i bashkisë në Roskovec është proceduar penalisht këtë të shtunë nga policia pasi është kapur me drogë në makinë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI