Flash

Pipero: Kush duhet të bëjë kujdes me hapjen e shkollave

Lapsi.al 21 August 2020
Pipero: Kush duhet të bëjë kujdes me hapjen e shkollave

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, i ftuar në Fax News, ka folur lidhur me hapjen e shkollave pas disa javësh. Edhe pse bota po lufton ende me pandeminë e koronavirusit, mjeku Pipero është shprehur se është pro hapjes së shkollave duke bërë thirrje për kujdes nga mësuesit dhe nxënësit.

“Ky është lajmi më i mirë i mundshëm i marrë në këtë situatë sa i përket hapjes së shkollave, kam qenë dhe jam partizan i hapjes së shkollave. Hapja nuk do të thotë se nuk kemi virusi, por të gjithë duhet të kemi kujdes. Unë besoj se institucionet arsimore, janë më të kontrolluar më të përgjegjshme, nuk mund ta krahasoj me baret dhe restorante.

Nxitohen shpesh pse doli një mësues të mbyllim shkollën, është vendimi më i keq i mundshëm dhe i gabuar. Mbyllja nuk është zgjidhje është zgjedhje e përkohshme dhe sa më e shkurtër aq më e mirë është. Nuk duhet të kemi frikë duhet të kemi kujdesin maksimal” – tha ai.

Pipero ka bërë edhe një parashikim për numrin e të infektuarve nga pandemia e COVID-19 në muajt në vazhdim duke u shprehur se rastet pritet që të shtohen në fund të dimrit.

“Gjysma e dytë e shatorit mund të ketë numra më të reduktuar. Mund të shtohet numri i rasteve në fund të vjeshtës dhe në fillim të dimrit. Fillimi i tetorit është mirë të për të filluar vaksnimin stinor dhe për fashava të caktuara të popullsisë të cilat janë më të riskuar duhet ta marrin falas” - tha Pipero.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI