Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Denoncimi/ 2 orë pas show-t në FB të Ramës, në kantierin e përuruar në Laç nuk punon askush

Lapsi.al 22 August 2020
Denoncimi/ 2 orë pas show-t në FB të Ramës, në

Ish-deputeti demokrat i Kurbinit, Andon Frrokaj përmes një videoje dhe fotove të publikuara në profilin e tij në Facebook denoncon atë që e quan “show” të kryeministrit Rama.

Sipas tij, dy orë më parë Rama njoftoi se kishte nisur ndërtimi i banesave pas tërmetit në Laç, ndërkohë që në realitet, siç duket edhe në video në kantierin në fjalë nuk ka as punëtorë dhe as makineri. Sipass ish-deputetit rindërtimi është shtyrë për gushtin e ardhshëm.foto galeri foto galeri

REAGIMI 

2 orë më parë, facebook-u i Edi Ramës oshëtinte nga zhurmat e të ashtuquajturit kantier ndërtimi në Laç. Për të dytën herë brenda pak kohësh, u inaugurua si ditë e rëndësishme historike nisja e ndërtimit të pallateve të shembura pas tërmetit të 26 Nëntorit. Për herë të dytë u tall me laçjanët. Pamjet në “sheshin historik të ndërtimit”, janë filmuar para pak minutash. ?

Asnjë makineri nuk ka në punë. Gjithçka ishte shoë dhe mashtrim i Edi Ramës.

COVID 19 nuk është arsyeja për vonesën disa mujore të nisjes reale të punimeve. Në asnjë vend të botës, pandemia nuk ndërpreu punën në ndërtim. As në Shqipëri. Përkundrazi, kullat po rriten kudo në Tiranë.

Është paaftësia e qeverisë dhe e Bashkisë së Laçit për t’i dhënë zgjidhje problemeve me dokumentacionin që ka vonuar nisjen e ndërtimit të banesave të qytetarëve.

Edi Rama premtoi se në fund të këtij viti, banorët do të hynin në shtëpitë e rindërtuara. Sot, premtimi u shty për në gushtin tjetër. Nëse punët do të vazhdojnë si me ritmin e kësaj “dite historike”, për qytetarët e Kurbinit nuk ka për të patur asnjë lajm të mirë, por vetëm mashtrime.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI