Flash

Një tjetër politikan i Kosovës thirret nga Gjykata Speciale e Hagës (Emri)

Lapsi.al 19 August 2020
Një tjetër politikan i Kosovës thirret nga Gjykata Speciale e

Ish-deputeti i PDK, Latif Gashi është thirrur për të dëshmuar nga Gjykata Speciale e Hagës. Ai do të thirret për angazhimin e tij në UÇK gjatë luftës së Kosovës ndaj Serbisë.

Gashi bëhet tashmë ndër të shumtët politikanë që thirren nga Specialja, përfshi kohët e fundit dhe Thaçin me Veselin, apo më parë Haradinajn apo Limajn.

Ai shprehet se do të intervistohet më 27 gusht ndërkohë kreu i PDK, Kadri Veseli nuk ka dëshmuar ende edhe pse i është ngritur aktakuza për rreth 100 vrasje.

STATUSI NGA LATIF GASHI

Të nderuar bashkëluftëtarë, qytetarë, miq dhe familjarë,

Ju njoftoj se sot kam pranuar një thirrje telefonike nga një hetues për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë .

Ky intervistim do të bëhet me 27 gusht 2020.

Si në shumë procese të deritanishme për liri dhe pavarësi:

Ilegalja e hershme, ilegalja dhe formimi i UÇK-së, lufta e UÇK-së.

Procesin e Pavarësisë dhe ate të shtetndërtimit

Procese gjyqësore nga gjykata e UNMIK,

ai nga Gjykata EULEX, (gjithësej 16 vite në shërbim të drejtësisë ndërkombëtare).

Vetëm për të plotësuar standarde ndërkombëtare të pa drejta ndaj luftës së UÇK-së.

Tani dhe kurdo qoftë, Unë dhe bashkëluftëtarët e mi edhe këtë herë do të dëshmojmë se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë vendimtare e drejtë dhe do mbetet e tillë.

Triumfuam falë mbështetjes së popullit të Kosovës dhe jasht saj, gjakut të dëshmorëve dhe ndihmesës së Aleancës Ndërkombëtare NATO të prira nga SHBA.

Edhe kësaj radhe do të dalim faqebardhë, me dinjëtet e krenar përjetësisht që kishim fatin ta ndërrojm historin nga robëria në Liri…!

Faleminderit për mbēshtetjen e vazhdueshme!LG.

Të këshilluara

Raste me Covid/ Mbyllet pediatria në Elbasan

Pediatria në Elbasan është mbyllur pasi kanë dalë pozitive me koronavirus dy sanitare. Hapet pavioni i ri Covid në qendrën spitalore tek ish urgjenca e vjetër. ...

13:32

Tërmeti godet vendin

Tërmet me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter ka goditur në qarkun e Shkodrës. IGJEUM raporton se lëkundja u ndje në orën 9:37, dhe magnituda sipas institutit të...

10:02

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI