Flash

Koalicioni i Ziadin Selës dënon marrëveshjen LSDM-BDI: U shkel me të dyja këmbët premtimi për kryeministër shqiptar

Lapsi.al 19 August 2020
Koalicioni i Ziadin Selës dënon marrëveshjen LSDM-BDI: U shkel me

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë dënuar marrëveshjen mes LSDM dhe BDI për qeverinë në Maqedoninë e Veriut.

Në reagimin e përbashkët, thuhet se BDI është mashruesja kryesore pasi shkeli me të dyja këmbët premtimin që qeveria e re do të kishte një kryeministër shqiptar, dhe jo në 100 ditët e fundit.

Lexo më tej: Pakti i Maqedonisë së Veriut/ Kryeministër shqiptar pas 4 vitesh dhe vetëm për 100 ditë 

Më tej në reagim thuhet se edhe LSDM nuk mbetet mbrapa pasi deklaroi para zgjedhjeve se nuk do të bënte koalicion me BDI-në.

“Së pari, ka mashtruar BDI-ja, e cila sot e ka shkelur me të dyja këmbët premtimin e vetëm parazgjedhor për kryeministër shqiptar dhe, së dyti, ka mashtruar LDSM-ja, e cila para zgjedhjeve thoshte se “në asnjë mënyrë nuk do të bëjë koalicion me BDI-në”. Prandaj për koalicionin tonë kjo qeveri nuk meriton asnjë respekt politik dhe, si e tillë, do të ketë përballë 12 deputetë dhe një popull që nuk do ta lejojë mashtrimin dhe uzurpimin e vullnetit politik” – thuhet në reagimin e ASH-së dhe Alternativës.

Por partitë shqiptare që tashmë do të jenë në opozitë thonë se do të jenë në ofensivë kundër qeverisë mashtruese.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI