Flash

Flet personi që gjeti foshnjën e pajetë në koshin e plehrave: U tmerrova

Lapsi.al 18 August 2020
Flet personi që gjeti foshnjën e pajetë në koshin e

Personi i cili po mblidhte kanaçe në momentin që gjeti foshnjën e vdekur e të braktisur, ka treguar momentin e tmerrshëm. Në një prononcim për Abcnews, ai dëgjohet të thotë se ka hapur kutinë dhe kur ka parë krahun e bebes është tmerruar.

Menjëherë, sapo ka kuptuar që bëhej fjalë për një fëmijë, qytetari ka lajmëruar policinë.

“E kam gjetur rreth orës 12:00. E kam parë në një qese blu. E kam hequr qesen E kam hapur dhe në atë moment kam parë krahun që ishte foshnje. Kam lajmëruar policinë dhe ajo ka ardhur urgjentisht. E hapa kutinë dhe pashë që ishte foshnje dhe kam lajmëruar policinë direkt. Ka ardhur ambulanca. Shkova bëra deklarata dhe më lëshuan. Tregova si i gjeta. Kam hequr vetëm shiritin se lexonte seksi mashkull. Kutinë e kam hapur me shkop. Aty u tmerrova dhe lajmërova policinë,”- u shpreh ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në Tiranë, në lagjen e Ali Demit. Polciia e dërgoi trupin e foshnjës në morg, ndërsa gjeti dhe shoqëroi nënën që e kishte braktisur. Në deklaratë, 32-vjeçarja me inicialet H.M., u shpreh se e kishte hedhur beben pasi nuk kishte pasur para për funeral.

Të këshilluara

Rama për shkollat: Do të hapen

Edi Rama konfirmon hapjen e shkollave me nisjen e vitit të ri shkollor. Kryeministri reagoi në Facebook pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë Ogerta Manas...

13:48

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI