Flash

Rama për shkollat: Do të hapen

Lapsi.al 18 August 2020
Rama për shkollat: Do të hapen

Edi Rama konfirmon hapjen e shkollave me nisjen e vitit të ri shkollor. Kryeministri reagoi në Facebook pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe asaj të Arsimit, Besa Shahini për hapjen e shkollave në shtator.

Rama theksoi se hapja e shkollave është një çështje delikate që ende nuk është vendosur nga shumë vende të tjera të botës. Teksa i është përgjigjur akuzave të opozitës, Rama shprehet se “Çdo hap drejt hapjes së shkollave dhe mbrojtjen e shëndetit nga ky vendim i vështirë, po koordinohet me përgjegjësi maksimale”. ©LAPSI.AL 

Postimi në Facebook 

“SHKOLLAT DO TË HAPEN 

Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një komunikim për situatën, arsyetimin tonë dhe masat paraprake që po merren për hapjen shkollave, në kushtet kur të gjitha vendet e botës po diskutojnë këtë çështje delikate dhe kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për hapjen e shkollave apo jo pak vende nuk kanë vendosur ende, nëse do t’i hapin.

Çdo hap drejt hapjes së shkollave dhe mbrojtjen e shëndetit nga ky vendim i vështirë, po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet, për garantimin e masave të distancimit social dhe protokolleve të sigurisë, si edhe vlerësimin dinamik të situatës epidemiologjike në vend”, shkruan Rama.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI