Flash

Detaje tronditëse nga ekzekutimi në Shkodër, 23-vjeçari u vra gabimisht

Lapsi.al 18 August 2020
Detaje tronditëse nga ekzekutimi në Shkodër, 23-vjeçari u

Gledis Kraja, i vrarē dje nē Shkodër, fillimisht mbeti i plagosur rëndë, por pas pak minutash humbi jetën në spitalin rajonal të Shkodrës, duke mos arritur që t’i bëjë ballë plumbave që kishte në trup.

Nga burimet policore mësohet se autor i dyshuar i vrasjes së 23-vjeçarit është shtetasi Sebastian Smakaj dhe i dyshuar si bashkëpunëtor vëllai i tij, Stjuart Smakaj, të cilët janë shpallur në kërkim.

Vëllai i autorit të dyshuar ka qenë shok i ngushtë me viktimën. Nga sa mësohet 23-vjeçari është vrarë gabimisht nga shoku i tij. Autori i dyshuar ka porositur mobilie për shtëpinë në një kompani në Shkodër. Porosia e mobilieve i ka mbërritur poshtë pallatit në lagjen Qafëhardhi dhe në atë moment autori i dyshuar ka nisur një debat për parkimin e kamionit, që kishte sjellë mobiliet, për shkak se ishte bllokuar rruga.

Më pas, aty ka mbërritur edhe pronari i kompanisë së mobilieve, me të cilin autori i dyshuar ka vazhduar debatin. Më pas, shtetasi Sebastian Smakaj dyshohet se ka shkuar dhe ka marrë armën e zjarrit tip automatik kallashnikov dhe ka ardhur në drejtim të vendit ku ka debatuar.

Aty dyshohet se ka nisur që të qëllojë në drejtim të pronarit të mobilieve, por gabimisht një plumb ka kapur në shpatulla shokun e tij, Gledis Kraja, i cili humbi jetën në spital. Madje viktima ka qenë duke ndihmuar shokun e tij në debatin që kishte me kompaninë e mobilieve, por mbeti i vrarë gabimisht nga shoku i tij, i cili ka shtënë me 14 plumba në total.

Viktima në momentin kur mbeti i plagosur është dërguar në spital nga vëllai i madh i autorit të dyshuar. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe vëllait të tij. Autori i dyshuar është kampion në sportin e arteve marciale taekëondo, kurse viktima ka qenë ish-futbollist me ekipe të ligës amatore, ndërsa ka provuar të jetë pjesë edhe e Adës së Velipojës.

Të këshilluara

Emri/ Ekzekutohet 23-vjeçari në Shkodër

Te shtena me armë zjarri jane shenuar ne oret e mbremjes se kesaj te hene në Shkodër. Një person është qëlluar me automatik në lagjen “Qafë Hardhi” të qyteti...

22:33

Imuniteti ndaj covid zgjat maksimumi 1 vit

Një ish-zyrtar i Administratës së Ushqimit dhe Barnave, doktor Scott Gottleib tha të dielën se personat e prekur nga COVID-19 mund të fitojnë imunitet ndaj viru...

21:14

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI