Flash

DETAJE TE REJA/ Si ndodhi dhe kush është 23-vjeçari i ekzekutuar në Shkodër

Lapsi.al 17 August 2020
DETAJE TE REJA/ Si ndodhi dhe kush është 23-vjeçari i

Gledis Kraja, vetëm 23 vjeç banues në lagjen Perash të Shkodrës u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e kësaj të hëne në këtë qytet.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:45 në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi. Lapsi.al mëson se viktima ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij në këtë lagje, në momentin që iu bë atentati.

Edhe autori mësohet se ka qenë në një tjetër automjet, në momentin që ka hapur zjarr me automatik drejt Krajës.

23-vjeçari u dërgua menjëherë në spitalin e Shkodrës, por nuk ka arritur të mbijetojë. Ende nuk dihen autorët e ngjarjes dhe shkaqet që e sollën këtë atentat. Për viktimën, Gledis Kraja, nuk ka të dhëna nëse ka qenë i përfshirë në ngjarje të mëparshme kriminale.

Gjithsesi lapsi.al mëson nga burime të policisë se një pistë që po ndiqet është ajo e një konflikti që viktima ka pasur me një person ditët e fundit. Bëhet fjalë për vëllain e një shokut të tij i cili sipas të njëjtave burime është shpallur në kërkim.

Në ndjekje të të 2 vëllezërve është vënë policia lokale dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Ato kanë ngritur disa postblloqe dhe po krehin zonën ku ndodhi krimi, por deri tani pa rezultat. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Emri/ Ekzekutohet 23-vjeçari në Shkodër

Te shtena me armë zjarri jane shenuar ne oret e mbremjes se kesaj te hene në Shkodër. Një person është qëlluar me automatik në lagjen “Qafë Hardhi” të qyteti...

22:33

Imuniteti ndaj covid zgjat maksimumi 1 vit

Një ish-zyrtar i Administratës së Ushqimit dhe Barnave, doktor Scott Gottleib tha të dielën se personat e prekur nga COVID-19 mund të fitojnë imunitet ndaj viru...

21:14

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI