Flash

Meta publikon letrën: Qeveria ishte njoftuar për masat e Greqisë, Rama pushonte për qejf

Lapsi.al 17 August 2020
Meta publikon letrën: Qeveria ishte njoftuar për masat e Greqisë,

Në një tjetër manovër publike për të goditur qeverinë për krizën në kufi me Greqinë, Ilir Meta publikon një letërnjoftim të ambasadës shqiptare në Greqi drejtuar ministrisë sonë të Jashtme, që lajmëron për masat e shtetit grek.

Letra mban datën 5 gusht. Meta thotë se ambasada shqiptare ka kryer me korrektësi shembullore paralajmërimin e menjëhershëm, por kryeministri Rama i cili është njëkohësisht dhe ministër i jashtëm pushon për shtatë palë qejfe.

Siç shihet nga dokumenti që publikon Meta, ambasadorja ende në detyrë Ardiana Hobdari e cila u shkarkua nga ministri në detyrë Cakaj, ka paralajmëruar më 5 gusht mbi masat e reja që vetë zv.ministri i brendshëm grek Hardalias bëri të ditur në një konferencë për shtyp po 2 javë më parë.

Meta akuzoi sot në një konferencë për shtyp qeverinë dhe Edi Ramën për krizën. Ky i fundit nuk vonoi ti përgjigjej duke thënë se Meta shfrytëzon institucionin e Presidentit për të bërë opozitë. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: 

Meta fajëson Ramën për katastrofën në Kakavijë: Ai ka përgjegjësi dyfish 

Akuzat për situatën në Kakavijë, Rama i përgjigjet Presidentit Meta 

STATUSI NGA ILIR META 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI