Flash

Meta fajëson Ramën për katastrofën në Kakavijë: Ai ka përgjegjësi dyfish

Lapsi.al 17 August 2020
Meta fajëson Ramën për katastrofën në Kakavijë: Ai

Situatën kaotike në kufirin e Kakavijës, Ilir Meta e ka quajtur në një konferencë pêr mediat sot të pafalshme dhe të papranueshme. Sipas Presidentit, është vetëm papërgjegjshmëri e qeverisë situata në kufi.

Presidenti fajëson dyfish Edi Ramën për krizën, edhe si kryeminsitër, edhe si ministër të Jashtëm të vendit.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se ishte tërësisht e parandalueshme kjo situatë.

“Ditët e fundit jeni tronditur nga situata e jashtezakonshme humanitare në Kakavijë, ku mijëra emigrantë e shtetas shqiptarë, fëmijë e të moshaur i lanë të braktisur e në kushte tejet të vështira.

Kam qenë e mbetem bashkëpunues me qeverinë për tu bërë pjesë e sensibilizimit e duke apeluar mbi përgjegjshmerine që secili duhet të marrë pët të kapërcyer se bashku e me sa më pak kosto situatën e pandemisë.

Situata në Kakavijë ka të bëjë vetëm me përgjegjësitë e paushtruara në kohën e duhur nga qeveria shqiptare ndaj shtetasve të saj.

Si shpesh herë, qeveria gjen justifikime duke drejtuar gishtin nga ana tjetër e kufirit.

Ndërkohë që është përgjegjesia e saj parësore te merret me shendetin e shtetasve te saj.

përgjegjësia është vetëm mbi qeverinë shqiptare, radhë ka pasur dhe në situata Normale në këtë kohë dhee Kakavija mban ngarkesë jo normale e muaji gusht mbetet tepër i ngarkuar aq më tepër në kushtet e sivjetshme. që të parandalohej ajo që tronditi të gjithë. Radhët e gjata janë të pajustifikuara nga autoritetet tona,një qeveri e pergjegjshme nuk reagon pas krijimit të situatave, por parandalon. Askush nga institucionet nuk i njoftoi qytetarët, qeveria për më tepër fajësoi dhe vetë qytetarët për krijimin e radhëve të gjata”.

Meta kërkoi falje në emër të shteti shqiptar.

“Kerkoj ndjese ne emer te shtetit shqiptar per te gjithe qytetaret qe per dite te tera kaluan momente teper te veshtira ne pikat e kalimit kufitar me Greqine.

Jemi vend rekord për emigrantët ndaj të gjithë, e në mënyrë të vecantë kryeministri, ministrat e linjës, dhe strukturat kryesore duhet të ndjekin me përparësi lëvizjen e shtetasve tanë, të freskojnë informacionin për lëvizjen jashtë kufijve dhe të sigurojë tampon falas për emigrantët, një tampon prej 120 eurosh është i papërballueshëm, të subvencionojë tamponët dhe të marrë masat që situata të mos përsëritet në asnjë pikë të kalimit të kufirit” - u shpreh Presidenti Ilir Meta.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI